Video-skandali që “fundosi” karrierën politike të Safet Gjicit dhe e futi në burg, vijon të jetë ende në qendër të vëmendjes së opinionit publik.
Pavarësisht deklaratave të dhëna nga Safet Gjici para gjykatës, por edhe nga vetë Alma Kaçi, sërish ka pikëpyetje që lidhen me videon, se përse u filmua skena erotike dhe kush qendron pas saj.
Në portale është publikuar sot një foto ku duket Alma Kaçi dhe një tjetër kryebashkiak tjetër socialist, ai i Tropojës, Rexh Byberi.
Nga foto duket një takim zyrtar dhe kryebashkiaku i Tropojës, ndryshe nga Gjici lejon që në zyrën e tij të mbahen çantat.
Në takim ndodhet edhe një tjetër person, të cilit ende nuk i është mësuar identiteti.



