Pas skandalit të publikuar në emisionin Piranjat për çiftin Altin dhe Ilirjana Basha, kanë reaguar edhe disa aktorë, mes tyre Arben Derhemi dhe Rezart Veleshnja.
Basha u akuzua nga emisioni “Piranjat” se si drejtor i Teatrit Kombëtar, në konflikt interesi, ka punësuar bashkëshorten e tij Iliriana Basha, duke i dhënë dorë të lirë për fondet e një shfaqjeje.
Aktori Arben Derhemi duke iu drejtuar ministrit të MEKI-t, Blendi Gonxhes, kërkon marrjen e masave për abuzimet me fondet e Teatrit.
“Reagim Publik i aktorëve të Teatrit Kombëtar.
Këto ditë u bëmë dëshmitarë të një investigimi të emisionit “Piranja” për shpërdorimin e buxhetit të Teatrit Kombëtar.
Pamë me zë dhe figurë sesi fondet publike zhduken.
Sesi Ministria së Kulturës investon me dëshirën për të mbështetur Teatrin, por fondet gllabërohen rrugës.
Buxheti i Teatrit po ikën në drejtim të ditur tashmë, por ai drejtim nuk është Teatri.
Janë ca fatura fake qepur ne xhepa personale!
Janë ca grimiere fantazëm…
Janë ca ekspert të audio-vizuale fantazëm!
Ne jemi aktorë të Teatrit, dëshmitarë të zhvillimeve dhe e pyesim publikisht dhe ligjërisht z. Basha, drejtor i Tearit.
z.Basha cfare ka bere z.Saliasi në shfaqjen Vojçek?! Asgjë. Askush nuk e ka parë asnjë sekondë!. Merr guximin dhe kthe fondet disa milionëshe mbrapsht se janë të Teatrit.
Pyesim publikisht z. Basha?!
z. Basha çfarë ka bërë znj Shuta në shfaqjen Voiçek. Ka grimuar ajo te shfaqja Voiçek? Asnjë. Nuk ka ardhur asnjë sekondë aty. Merr guximin dhe kthe fondet disa milionëshe mbrapsht se janë të Teatrit.
LISTA është gjatë. Tashmë ajo është publike. Përgjegjësit të marrin përgjegjësinë e tyre!
MBROJE TEATRIN SOT”, shkruan Derhemi në rrjetet sociale.