1.5 C
Tirana
E martë, 16 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Frikë për jetën e Altin Dumanit? Kreu i SPAK lëviz me makinë të blinduar prej disa ditësh

    Merren masa shtesë për sigurinë e kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.

    Gazetarja Klodiana Lala thotë se prej 2-3 javësh, drejtuesi i SPAK, një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë, Altin Dumani, lëviz me makinë të blinduar.

    Po kështu mësohet se pranë shtëpisë së tij është shtuar një grup policor.

    Gjatë javëve të fundit, SPAK ka ndërmarrë një sërë operacionesh që kanë çuar në pranga persona të inkriminuar, zyrtarë ose jo, duke e vënë në shënjestër këtë institucion dhe të deklaratave politike.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit