27.5 C
Tirana
E enjte, 4 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Altin Dumanit i kanë kërcënuar familjen” – Dash Sula: Një tjetër prokurori të SPAK i kërcënuan fëmijët në Gjermani

    Deputeti demokrat, Dashnor Sula, i njohur për miqësinë e tij me prokurorët e SPAK, zbuloi sonte se drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit i është kërcënuar familja.

    Sula po ashtu zbuloi se një tjetër prokurori të SPAK i janë kërcënuar fëmijët që jetojnë në Gjermani nga krimi i organizuar.

    “Zoti Dumani e ka thënë dhe në mes të Komisionit të Ligjeve kur e kanë pyetur nga mazhoranca nëse ndihet nga deklaratat e Sali Berishës. Ai ka thënë zero, sepse janë deklarata politike, të cilat ngelin në kuadrin politik. Sepse ka patur zero kërcënime nga Berisha apo familja e tij. Në një kohë kur ka patur shantazhe nga elementë të mazhorancës apo të krimit të organizuar në mënyre të drejtpërdrejte duke kërcënuar kreun e SPAK-ut, apo prokurorë të tjerë të SPAK-ut.

    Dhe një të cilin unë e njoh që i kanë kërcënuar edhe familjen e tij. Të mos e themi emrin tani, por është shumë afër zotit Dumani prokurori dhe krimi i organizuar ka kërcënuar fëmijët e tij në Gjermani. Në Gjermani ia kanë kërcënuar dhe kjo është punë shumë e vështirë. Po është shumë e lehtë të dalësh nëpër media ta shash SPAK-un, prokurorin, gjyqtarin që kërcënohet nga krimineli që ka miliona euro pasuri”, zbuloi Sula në A2 CNN teksa komentonte vizitën e kreut të SPAK në SHBA.

    Sula po ashtu e cilësoi Dumanin një njeri të ndershëm. Ai tha më tej se në trupën e SPAK një pjesë e mirë e prokurorëve janë figura me integritet, që e kryejnë me devotshmëri e përkushtim detyrën.

    “Në këtë shtet SPAK-u ka integritet më të lartë, më të fortë se sa institucionet e tjera në Shqipëri. Është e tmerrshme kur opozita që duhet të ishte në krah të SPAK-ut, e quan atë organizatë kriminale. Po ju them nga përvoja personale, një pjesë të mirë që i njoh aty ke të bësh me burra me integritet, që janë të pa korruptuar, prokurorë, 1000 përqind.

    Dhe Altin Dumani po ta garantoj është njeri jashtëzakonisht i ndershëm dhe bravo i qoftë që nuk reagon se e kemi sulmuar me të gjitha format, nënë brez edhe nga mazhoranca dhe haptazi nga opozita. Dhe ai përsëri shikon të kryejë detyrën dhe nuk merret me to”, tha Sula.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit