22.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Aludimet: Flamur Noka, një aferë erotike në PD?

    Flamur Noka është njeriu më i përmendur në PD, pas Sali Berishës.

    Ai është akuzuar nga disa deputetë demokratë, si fjala vjen Dashnor Sula, për makiacione brenda PD-së.

    Por së fundmi, faqja e njohur Brryli Broadway, aludon dhe për një aferë erotike të tij, brenda PD-së.

    Postimi i Brrylit

    Votat jam unë!

    Hapet skena. Flamur Noka del përpara mikrofonit. Veshur me kostumin e votave këmishë me flamur, kollare me kutinë e votimit dhe xhep ku del një fletë “PS, PD, Flamur”. Fillon të flasë si në trans…

    Unë…

    Unë kam lindur për vota.

    Jo për mendime, as për platforma. Jo për zhvillim, as për ekonomi. VETËM PËR VOTA.

    Nëse më heq votat, më ke hequr jetën!

    E kupton ti, o shqiptar i thjeshtë që paguan taksat? Pa mua, Partia është si një dasëm pa krushq. Një dasëm ku nusja ka ikur me shoferin e Bashkisë!

    Unë i njoh votat me erë! Edhe kur janë false, edhe kur janë me para, edhe kur janë me presion unë i ndiej.

    Jam si qeni i kufirit nuk kap drogë, por kap vota.

    Kam dhënë jetën për këtë Parti. Më shumë se jeten, kam dhënë mendjen! Sepse mendjen e lashë menjëherë kur fillova politikën! Që ditën e parë kur fola pa u menduar dhe më duartrokitën… e kuptova: kjo është rruga ime!

    Tani, për fjalët që qarkullojnë… për mua dhe një zonjë brenda në Parti…

    Unë s’i komentoj. Nuk më intereson jeta private. Mua më intereson jeta partiake!

    Por… nëse dashuria ndodh… ndodh ngaqë kemi një pasion të përbashkët për Partinë. Dhe për votat, sigurisht.

    Mos ma ngacmoni dashurinë, se aty bëhem i dhunshëm edhe me votat!

    Njerëzit thonë, po ky Flamuri s’di gjë tjetër, vetëm vota përmend?

    PO Ç’TË THEM TJETËR O VËLLA? Kur të gjithë flasin për SPAK-un, unë flas për zgjedhje. Kur të gjithë shohin rrënimin, unë shoh kutitë.

    Unë i bie daulles në çdo studio televizive Votat janë me ne!

    Edhe kur na zënë duke i vjedh… përsëri janë me ne.

    Sepse unë jam Flamur Noka!

    Jo mjek, jo profesor, jo ekspert

    Por specialist i broçkullave me entuziazëm elektoral!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit