13.5 C
Tirana
E diel, 14 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Aman mos na e fusni në burg Salianjin, se e kemi dhe kandidat për kryeministër

    Portali i familjes Berisha, ka dalë zbuluar, duke treguar se amnistinë e duan për njerëzit e tyre, me në krye Ervin Salianjin.

    Në një shkrim të kësaj të premte, portali i familjes Berisha ankohet se PS dhe gjykata janë koordinuar, që Salianji të mos kapë afatet e amnistisë.

    Pra tani kanë dalë hapur, duke mos pretenduar më pafajësi, por duke kërkuar amnisti.

    Kujtojmë që Salianji është dënuar me një vit burg në Gjykatën e Shkallës së Parë, për shkak të sajimit të çështjes “Babale”.

    Por edhe pse ka më shumë se një vit që është dënuar, gjyqi për Salianjin është duke u zvarritur pafundësisht.

    Dhe arsyeja është e qartë: Salianji kërkon të përfitojë nga amnistia, që mos të shkojë në burg.

    Se jo për gjë, por Salianji është përfolur edhe për kryeministër, si propozim i Ilir Metës!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit