18.5 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ambasada e SHBA “zbarkon” në SPAK, mesazhi i fortë: Keni mbështetjen tonë të plotë për çrrënjosjen e korrupsionit

    Zyrtarët e lartë të Ambasadës amerikane në Tiranë kanë vizutuar sot ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    I ngarkuari me Punë David Wisner i shoqëruar nga kolegët e ambasadës amerikane që mbështesin sektorin e drejtësisë, u takuan sot me kreun e SPAK, Altin Dumani si dhe hetuesit e kësaj strukture.

    Ambasada e SHBA shpreh mbështetjen e plotë ndaj SPAK për çrrënjosjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

    Mesazhi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:

    SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi.

    Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri.

    Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm.

    Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit