21.5 C
Tirana
E diel, 20 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ambulanca në Big Brother, çfarë i ndodhi Kiara Titos?

    Duket se moderatorja Kiara Tito ka pësuar një incident brenda shtëpisë së BBVA, mjaftueshëm serioz sa për të thirrur ambulancën. Ajo ka qenë duke luajtur me karrigen, kur papritur është shembur në tokë dhe ka shpërthyer në lot. Banorët janë lajmëruar menjëherë që të mos e lëvizin nga vendi moderatoren, ndërsa ambulanca dhe ekipi me mjekë ishin njoftuar dhe po shkonin drejt shtëpisë për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.

     “Kam dhimbje muskulare. Ju betohem, nuk tallem! Kam shumë dhimbje!” tha moderatorja e përlotur, ndërsa Tea, Mikela i qëndrojnë pranë dhe Luizi mori një jastëk për t’ia vendosur.

    Herën e fundit që ata dy folën me njëri-tjetrin, biseda ishte plot tone të ashpra. Luizi kërkoi që t`ia shpjegonte situatën e tij dhe i kërkoi falje, por moderatorja iu kthyer keq duke e quajtur “gënjeshtar”, “mashtrues” dhe “mashkull të dobët”, madje në fund i tha “mu hiq sysh.”

    “Më gjete mua kështu po jo çdokush është si unë. Kujdes me kë merresh. Më vjen mirë që nuk ke asnjë lloj gjëje nga ato që the, nuk ia uroj asnjë njeriu të jetë keq me shëndet. Ama gjithë goditjen e more më mbrapa. Mendoja sa budallqe kam qenë që të besova. Në jetë më kanë ndodhur shumë gjëra të tilla dhe ishte gjëjs e fundit që shpresoja të ndodhte. Thashë “unë me këtë djalin edhe sikur të mos kem asgjë, në çdo moment që do ketë nevojë do më ketë aty”. Ishte e tepërt, nuk ka kthim pas. Jam dorëzuar, nuk dua të kem asnjë lloj mendimi në kokë. Jam shumë keq. Një njeri që e dua nuk ia bëj kurrë atë gjë. Do të thotë që ti ke mashtruar edhe për ndjenjat e tua, për çfarëdolloj gjëje.

    Preferoj të të mbaj larg. Dua një mashkull “mashkull”, jo një mashkull gënjeshtar. Sa kam punuar unë për të arritur këtu dhe të vijë një imazh si ty dhe të më rrëzojë mua? Kurrë ore, varrosem vetë. Me ty nuk dua të kem të bëj më asnjë lloj gjëje. Ti nuk ke lidhje fare me mashkullin që dua në krah, në asnjë aspekt. Të kam afruar se ke ndarë me mua edhe histori të tjera, të gjitha tani i zeroj. Nuk të shoh në sy, nuk të shoh dot në këtë shtëpi. Nuk dua të dëgjoj më ta përmendësh emrin tim, pikë! Avash ore Luiz se për 20 ditë u marrose ti, mos na hap barkun. Vazhdo nise nga e para çdo gjë, ishalla dal të shtunën e të shpëtoj. Nuk të shoh dot. Nuk të dua më në shtëpi, mu hiq sysh”- u shpreh ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit