Chris LaCivita, ka dhënë një intervistë dhe për televizionin e familjes Berisha.
Në të, ai tha se 90% e atyre që thonë mediat nuk duhen besuar, ndërsa përgëzoi Ramën për fushatën, pasi vendosi të merrej me të, duke devijuar debatin.
LaCivita qartësoi edhe njëherë tjetër se kur thotë “ne”, e ka fjalën vetëm për veten dhe njerëzit që punojnë me të, jo institucionet amerikane.
“Unë kam qenë mjaft i përfshirë që nga çasti i parë kur erdha këtu, madje edhe para se të vija këtu, për sa i përket të mësuarit të gjërave të ndryshme lidhur me traditat e vendit, sistemin informatik, dhe kam mbledhur shumë informacione të mira për të punuar, dhe ne kemi qenë mjaft të angazhuar në mënyrë aktive me njerëz nga e gjithë Shqipëria për sa i përket organizimit dhe pjesës së hulumtimit dhe kërkimeve për çështjet kryesore të fushatës.
Unë nuk mund të kontrolloj në të vërtetë çfarë bën media, çfarë thotë media, megjithatë çdo gjë varet nga territori, dhe është shumë e ngjashme me shtypin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mund të besosh 90% të gjërave që thonë mediat”, tha ai.
Çim Peka: Në SHBA kundërshtari politik sulmonte Donald Trump, nuk sulmonte LaCivita, në Shqipëri. Në intervistën e parë të kisha paralajmëruar se në Shqipëri ke përballë bandat, në Shqipëri. Në Shqipëri më shumë kryeministri është marrë me ju sesa me Sali Berishën, a e kishit menduar ndonjëherë se do të ishit kaq shumë në qendër të vëmendjes nga Rama?
LaCivita: Jo, nuk e kisha menduar. Në fakt, më vjen për të qeshur se unë nuk jam fare në listën e votimit, nuk jam fare kandidat, nuk jam duke garuar për kryeministër, por Edi Rama është kaq i dëshpëruar për të mbajtur pushtetin e vet sa përpiqet të bëjë gjithçka të mundur që të ndryshojë tematikën dhe të devijojë vëmendjen e publikut nga çështjet që janë më rëndë, pra do të më bëjë mua një çështje.
Mua nuk më shqetëson fare, përkundrazi unë e përgëzoj këtë gjë, dhe fakti është ky: ne, dhe kur them “ne” them unë dhe njerëzit me të cilët punoj në SHBA, të cilët duam të shikojmë doktor Berishën të fitojë këtë fushatë zgjedhore.
Kur Kryeministri më sulmon mua, ai në fakt në plot raste është duke sulmuar shumë prej gjërave për të cilat ne kemi luftuar.
Edhe njëherë, ai do të ndryshojë tematikën, nuk do të flasë për 12 vite të dështimit të tij, për çka ne duhet të flasim dhe doktor Berisha ka folur për këtë gjë.
Ka qenë dështimi gjatë këtyre 12 viteve dhe si vendi ka për t’u përmirësuar në të ardhmen nëse ai zgjidhet.
Pra, sërish çdo gjë varet dhe ndryshon nga territori ku ne ndodhemi, por të jem i sinqertë, ishte një lloj surprize për mua që Edi Rama kalon gjithë atë kohë duke më sulmuar mua.
Megjithatë nuk habitem, ai mendoj se është shumë i paqëndrueshëm.