11.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Amosi ofendon rëndë Kiarën dhe Luizin, reagojnë të afërmit e tyre

    Ofendimet në këtë Big Brother nuk kanë të ndalur pavarësisht masave që ka marrë Vëllai i madh. Mesa duket banorët nuk po pyesin as për kamerat, as për paratë që ulen e as për imazhin e tyre jashtë shtëpisë. Sot po qarkullon nëpër rrjet një video e shëmtuar ku Amosi në debat e sipër me Luizin e ka sharë atë dhe ka ofenduar rëndë Kiarën me fjalën më të ulët që mund t’i thuhet një femre.

    Ka qenë tezja e Kiarës e cila ka bërë edhe një reagim në faqen e saj të Instagramit duke ripostuar videon e duke dhënë një mesazh: “Rrezet e mirësisë së shpirtit nuk errësohen nga britmat e ngjirura të sorrave. Go @kiaratito”.

    Një reagim ka bërë edhe shoqja e Kiarës, Liesa: “Kjo është qytetaria? Ky është fjalori që duhet të përdoret nga një “artist” që pretendon të jetë shembull? Kjo është “elita”? Pa fjalë…” dhe miku i Luizit, Meridian Remcaj: “Mirmëngjes nga elita, qytetaria dhe shembulli që duhet “ndjekur”.

    Kolegët duhet të krenohen me ty.” Duke shtuar edhe hashtagun #amosjashte. Videoja mund të jetë e disa ditëve më parë, por mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa apo jo për këtë gjest të ulët të aktorit që bën moral gjithë kohës dhe shan Luizin që ofendon gjithë kohës.

    Amosi ofendon rëndë Kiarën dhe Luizin, reagojnë të

    Amosi ofendon rëndë Kiarën dhe Luizin, reagojnë të

    Amosi ofendon rëndë Kiarën dhe Luizin, reagojnë të

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit