14.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Amosi rrëfen periudhën e vështirë: Dridhesha kur dilja nga shtëpia…

    Ai është një nga aktorët më të dashur dhe së fundmi edhe ndër më të komentuarit. Është fjala për Amos Zaharia, i cili tashmë është pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 2”.

    Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, Amos ka vendosur që të flasë për një periudhë të vështirë të jetës së tij. Zaharia ka treguar për betejën e tij me ankthin.

    “Unë kam pasur periudha në jetën time, sidomos pas adoleshencës, që për të shkuar nga pika A në pikën B, vetëm rrugën që duhet të bëja, dridhesha kur dilja nga shtëpia, më beso”, tha në fillim Amosi, duke shtuar:

    “Më kapte një ankth i jashtëzakonshëm, me çfarëdo lloj personi, edhe me nënën time, e shikoja në sy dhe kisha një ankth, një gjendje shumë të keqe”, tha ai, duke theksuar se nuk e kuptonte nga se i vinte kjo gjendje”.

    Mirëpo, aktori ka zbuluar edhe se si të përballesh me frikën tënde më të madhe.

    “Por një gjë e kam kuptuar, për t’u shpëtuar ilaçeve. Aty ku është frika jote, aty është edhe detyra jote. Përballu në mënyrë të ndërgjegjshme me problemet e tua, me frikën. Dili përpara gogolit! Sa herë që i shmangesh një problemi, aq më i madh bëhet”, tha ai në fund duke dhënë edhe një mesazh mjaft të mirë e të fortë për të gjithë ata që në këto momente po vuajnë nga ankthi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit