21.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Amosi, skandalizon rrjetin me fyerjet dhe sharjet banale ndaj Kiarës

    Që kur është bërë pjesë e “Big Brother VIP” Amos Muji Zaharia ka krijuar në sytë e publikut figurën e një njeri kontradiktor mes asaj që pretendon se përfaqëson dhe asaj që përfaqëson.

    Amos pretendon se përfaqëson ‘elitën’ dhe në çdo diskutim flet për moralin. Por, nga goja e tij publiku ka dëgjuar shpesh disa nga deklaratat më të bujshme, të papranueshme dhe shpesh të frikshme të bëra në ekran.

    Ai skandalizoi rrjetin pak javë më parë kur tha se do donta “ta merrre Luizin, ta zhvishte lakuriq, ta çonte në mal dhe ta lidhte”. Më pas, në një diskutim me Dean u shprehën se duan të bëjnë fëmijë dhe tu shesin organet.

    Ndërsa, gjatë dasmës së Luizit ai tha “uroj të digjet bashkë me shamin dhe pishina të jetë e mbushur me benzinë.” E fill pas kësaj tha se “do kapte Efin dhe Kiarën për flokësh t’i tërhiqte zvarrë”.

    Ndërkohë, një tjetër deklaratë e tij po bën xhiron e rrjetit. Gjatë një diskutimi me Luizin ai i është referuar Kiarës me fjalën “put*në”.

    “Krisu tani ti dhe ajo putana jote”-dëgjohet të thotë Amosi, referuar Kiarës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit