14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ana e errët e të qenit gjithmonë pozitiv

    A është e mundur të jesh shumë optimist? Gjithnjë optimist? Plot shpresë në mënyrë të palodhshme për të ardhmen? Përgjigjja, për fat të keq, është po – veçanërisht kur bëhet fjalë për mbajtjen e një qëndrimi pozitiv të ngurtë dhe sipërfaqësor. Në ditët e sotme, ne e njohim këtë lloj reagimi si “pozitiviteti toksik”.

    Pa dyshim që keni qenë në një situatë ku keni folur me dikë për një problem serioz tuajin dhe si përgjigje, ata kanë thënë: “Mos u shqetëso, gjithçka do të funksionojë”. Përndryshe, dikush mund t’ju ketë inkurajuar me butësi që të “mendoni pozitivisht”.

    Sigurisht që kjo i jep fund bisedës, apo jo? Duke sjellë temën e vështirë, ju keni shprehur dëshirën për ta shkarkuar pak veten, por tani personi tjetër ju ka thënë se nuk është në gjendje t’ju dëgjojë. Duke u mbështetur në deklarata pozitive përmendësh, partneri juaj i bisedës ka ndërprerë lidhjen mes jush.

    A është zgjidhja e çdo gjëje, “të menduarit pozitivisht”? Edhe po, edhe jo.

    Imagjinoni nëse merrni një reagim negativ në lidhje me performancën tuaj të punës dhe në vend që t’ju thuhet konkretisht se si mund të përmirësoheni, ju këshillohet të “shihni anën e mirë” të gjërave apo “të qëndroni pozitivë” se gjërat do rregullohen.

    Ose merrni këndvështrimin e një prindi që viziton mësuesin e fëmijës së tyre dhe i thuhet se “çdo gjë do të funksionojë më mirë”, kur sjellja e fëmijës mund të jetë një sinjal për probleme reale?

    Pozitiviteti toksik është përcaktuar si shmangia ose mohimi i “çdo njohjeje të stresit, negativitetit dhe veçorive të mundshme të traumës”. Është një preokupim për t’i parë të gjitha përvojat – madje edhe ato që janë tragjike në mënyrë të pashmangshme – në një dritë pozitive.

    Konsideroni personin që i përgjigjet lajmit se një fqinj ka humbur shtëpinë duke thënë “ka dhe më keq”. Ose ai që thotë, në përgjigje të lajmit për një sëmundje të rëndë, “gjithçka ndodh për një arsye”.

    Njerëzit që pajtohen me nocionin se pozitiviteti shëron gjithçka, ka të ngjarë t’ju thonë të përqendroheni në gjërat e mira në jetën tuaj dhe të shmangni ndjenjat e trishtimit ose ankthit, pavarësisht se çfarë ju ka ndodhur. Duke kufizuar bisedën në gjëra pozitive, ata nuk arrijnë të kuptojnë emocionet e plota të qenësishme në përvojën tuaj.

    Në vitin 2006, një grup studiuesish në universitetin e Kalifornisë në San Diego dhe universitetin e Bostonit studiuan pozitivitetin e tepërt duke mbledhur 60 njerëz me çrregullime të humorit ose ankthit. Gjysmës së këtyre pjesëmarrësve iu kërkua të shtypnin emocionet e tyre ndërsa shikonin një film intensiv; pjesës tjetër iu tha të pranonin ndjenjat që lindnin teksa shikonin.

    Nga kjo, studiuesit arritën në përfundimin se shtypja e emocioneve, lidhej me nivele më të larta të ndikimit negativ, më pak ndjenja pozitive dhe ulje të mirëqenies (Campbell- Sills et al, 2006).

    Të mbështetesh në pozitivitetin sipërfaqësor, pa lejuar nuanca apo kompleksitet emocional, nuk është e shëndetshme. Megjithatë, shumë njerëz nuk janë të aftë për mënyra të tjera të menaxhimit të emocioneve të tyre, ose stileve të tjera të komunikimit.

    Në vend që t’i thoni dikujt të “shikojë anën e mirë”, pse të mos e pranoni se po kalon diçka serioze? Ju mund të thoni se ajo që po kalojnë tingëllon mjaft e vështirë. Ose mund t’u thoni atyre se e kuptoni pse ata po ndihen ashtu siç ndihen. Dhe nëse nuk jeni të sigurt se si të përgjigjeni, ndoshta edhe mund ta pranoni. Thënia e diçkaje kaq të thjeshtë si: “Mendoj se nuk di çfarë të them”, mund të ndihmojë, thjesht duke pranuar seriozitetin e temës. “A ka ndonjë mënyrë për të ndihmuar?” mund të bëjë të njëjtën punë, gjithashtu. Kjo pyetje komunikon dhembshuri për personin me të cilin po flisni, edhe pse ju e pranoni se situata e tyre është e vështirë.

    Thënë këto, një qëndrim pozitiv nuk është i gabuar. Megjithatë, moderimi është i rëndësishëm. Pozitiviteti i tepruar, i papërshtatshëm, përballë situatave serioze, mund të jetë shtypës, tjetërsues apo edhe i dëmshëm.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit