Ilir Demalia mendon se historia është marrëdhënia me të vërtetën por Shqipëria sipas tij nuk e ka këtë raport.
I ftuar në Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV, Demaliaj tha se ka figura që nuk vlerësohen dhe nuk u përmendet emri, pavarësisht kontributit që kanë dhënë, por ndërkohë ka të tjerë për të cilët janë ngritur buste e lavde.
Ndër to Demaliaj foli për Azem Hajdarin, i cili tha se njihet gjerësisht me pseudonimin “Bualli”.
“Vrasja e Isuf Halucit është shkaku që është larguar Agron Neza nga Shqipëria. Sepse arma që u vra Haluci, ishte e Nezës, të cilën e mbante Azem Hajdari. Në Tropojë nuk ka një figurë, një bust, një emër shkolle të një intelektuali.
P.sh Rexhep Krasniqi i cili ka bërë mbrojtjen e diplomës në Vjenë, ka qenë mësuesi i parë që ka hapur shkollat në Kosovë, ndërkohë ka monument Azem Hajdari, me pseudonimin bualli.
Por në Shqipëria marrëdhënia me historinë siç duket nuk është ajo që duhet të jetë, sepse kjo marrëdhënie është raporti me të vërtetën.
Ne i ngremë bustet dhe ose nuk i lëvizim më, ose i tërheqim zvarrë si Enver Hoxhën. Ndaj mendoj se nuk kemi seriozitet në historinë tonë”, u shpreh Demalia.