17.5 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Analisti pranë PD revoltohet pas fitores së thellë të socialistëve: Jemi vend majmunësh

    Analisti Enton Abilekaj u tregua i ashpër me SPAK dhe task-forcën për hetimin e krimeve zgjedhore.

    Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ai e krahasoi SPAK me një vegël të Edi Ramës që ndëshkon vetëm opozitën, por jo PS-në për krimet zgjedhore.

    “Përse u krijua task-forca për hetimin e krimeve zgjedhore? U krijua për një proces, që të bëhej i besueshëm që të mos kishte ngjarje si këto që ndodhin.

    Që këta që u zunë në Milot, që ata të mos ndodhte ngjarja dhe të procedohet ai që denoncon. Dhe del ai që voton si presidenti i republikës, Altin Dumani.

    Çfarë është ky, vend majmunësh? Kush është Altin Dumani ai që të votojë? Pra kjo propagandë idiote me SPAK që nuk i dha valencë besueshëmërie që tregoi se është vegël e Edi Ramës, siç tha para dy javësh se do të hetonte kontratën e MAGA-s në SHBA. Shkoi në Shkodër dhe hetoi PSD-në se i duhen PS-së dy mandate.

    Shkoi në Lushnje dhe arrestoi një shtetas. Nuk ka lënë parti opozitare vetëm PS nuk blen asnjë votë. Dhe kur këta denoncojnë dhe i kapin me presh këta thonë se ke bërë vetëgjyqësi.

    Kur e ndalon atë bën vetëgjyqësi. Ky është SPAK i shërbeu totalisht Edi Ramës”- tha Abilekaj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit