11.5 C
Tirana
E hënë, 16 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Analisti serb: E dua Baton Haxhiun, ai është zëri i besuar i Beogradit!

    Analisti i sigurisë në Beograd Dusan Janjic i njohur për deklarata të forta apo thënien e disa të vërtetave të vështira “bruto”, ka deklaruar në emisonin e mëngjesit “Dobro jutro”, në Tanjug TV se Baton Haxhiu është përfaqësuesi i zërit zyrtar të Beogradit në botën shqiptare.

    “E dua Haxhiun”, është shprehur Janjic me ironi ndërsa komentonte Baton Haxhiun dhe portalin e tij Albanian Post, si një instrument propagandistik në gjuhën shqipe, që sipas tij përcjell politikat dhe planet e Beogradit.

    Më poshtë mund të shikoni videon e plotë dhe të lexoni deklaratat e analistit të sigurisë Dusan Janjic:

    Janjic: Kurrë nuk e kam parë, tani po e dëgjoj që i paska tetë pikë, mesa di unë.

    Moderatori: Albaninan Post, ai Haxhiu, e ka publikuar Albanian Post… ai Haxhiu.

    Janjic: Haxhiu ka qënë gjithmonë lajmëtari i besuar i Beogradit. U kërkoj falje, e dua Haxhiun. Ndonjëherë jap deklarata që të më shohin këta nga Beogradi nëpërmjet Albania Post.

    Moderatori: Prandaj ai nga Kurti ka ikur tek Rama?

    Janjic: Ai plan me gjasë, unë do ta quaja kështu.

    Moderatori: Aty përmendet Dushan dhe datat për zgjedhje.

    Janjic: Mirë mirë Batoni e di, nëse jo më shumë e di propozimin e Serbisë. Unë jam shumë prec…nëse di diçka e di propozimin e Serbisë”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit