Edison Ypi ka bërë një shkrim plot mallkime ndaj Dritëro Agollit, në ditën që shënon vdekjen e këtij të fundit.
Kjo, pasi sipas Ypit, ai ka marrë shumë njerëz më qafë gjëtë kohës së komunizmit.
“Dritëroi!
Qenef bolshevik, kërrmë proletare, mut marksist, komunist, konformist, komitets, karrierist, denoncues, pijanec, llafazan, mburravec, gënjeshtar, turpi kombëtar Dritëro ishte një Devoll me gjak, një det me lotë.
Përbindëshi Dritëro qe’ një himnizues i neveritshëm i papërmbajtshëm i llumit social, proletarit cop e çik, fshatarit trok e përtok.
Gjoja poeti e gjoja shkrimtari popullor, moralisti folklorik fshataresk qesharak banal, nuk u ndal për asnjë çast me dhjetra vite në ballë të kryqëzatës për zbrazjen e truve të shqiptarëve dhe fukarallepsjen e tyre në kufijtë e pabesueshmërisë.
Rapsodit proletar të rimave primitive, mendervjershëzat e tij, gjojaromanet, vargëzimet trashanike, asocimet banale, fabulat qesharake, ja kanë preferuar dhe ende ja pëlqejnë vetëm spiunat, konviktorët, gjysmakët, hajvanët, hajdutët, parazitët, hordhitë e proletarëve, ushtarët e kazermave.
Apologjeti i baltës, duarve me kallo, djersës së kooperativës, luftës vllavrasëse të klasave, ishte një dukuri e rrallë dhe e ndyrë, por jo e pamundur.
Ashtu si për tu bërë Stalin, mjafton të dish të organizosh një atentat dhe të vrasësh gjakftohtësisht, edhe për tu bërë Dritëro mjafton të vargëzosh dosido, të zhgërryhesh gjithë jetën zyrave dhe mbledhjeve.
Mishërimit ortografik të tmerrit të internimeve dhe burgosjeve, shëmbëlltyrës së vrazhdë të asaj kohe të zezë, zhulit që doli nga rrotullimi i mokrrave propagandistike të luftës së klasave të gjysëm shekulli diktaturë gjakatare, më së fundi plaka me kosore i bëri një vizitë.
Jo kur ishte duke menduar për dengla moralistike si ato të vjershëzave me budallenj gjoja të varfër dhe të ndershëm, por për gjëra më serioze; Për lindjen, vdekjen, parehatitë e moshës. Sidomos për çfarë do thuhet paskëtaj për të. Që s’do jenë gjëra fort të këndëshme, e aq më pak të lavdishme, si;
Pse u thoshte të tjerëve të jetonin spartançe nëpër ara, fabrika, kantiere. ndërsa për vete hëngri mish e piu raki, bëri muhabet me katundarë, shkruajti për njeriun e mirë, atë barkthatin që iku i lebetitur nga sytë këmbët më ’90-ën, por nuk tha asnjë fjalë për pushkatimin e grave shtatzana, vrasjet pas shpine, e të tjera e të tjera llaftarira që t’i kujtosh të ikën mendja, të nisësh t’i numurosh s’të mjafton jeta.
Zonja me kosore nuk i erdhi kryekuzhinierit të helmeve propagandistike për t’i sugjeruar ndonjë zgjidhje eutanazike, për ta hedhur të gjallë në një gropë me zift të nxehtë bashkë me mender librat e tij, për t’ja prerë mishin me gërshërë t’ua hidhte qënve, ose për t’i lidhur një shall të kuq në qafë dhe t’ja shtrëngonte fytin derisa koka t’i varej dhe nga goja t’i dilte shkuma. I erdhi për ta marrë e për ta hedhur përgjithmonë në skëterrrën e harrimit”, shkruan Edison Ypi.



