Nga Bledi Mane
Jorida Tabaku pa botoks servile diletante e Lul Bashës madje edhe nënkryetare e bashkisë më të madhe, Jorida me botoks lëpirëse frikacake e Saliut madje deputete e kuvendit.
Jorida pa botoks nuk la asnjë gjurmë me punët publike në Tiranë, Jorida me botoks nuk le dot gjurmë me opozitarizmin e saj të skuthët.
Jorida pa botoks në kohën e demokratëve e paaftë të sistemonte në punë familjen, Jorida me botoks në kohën e socialistëve ka futur në punë burrin, motrën, vëllain, kunatat.
Jorida pa botoks kishte turp të dilte ekraneve të televizioneve, Jorida me botoks gjobvënëse e thekur e bizneseve me sulmet e saj nëpër televizione.
Jorida pa botoks nuk merrte dot kurrë vota e vetme, Jorida me botoks merr vota të vjedhura nga socialistët dhe bëhet deputete. Jorida pa botoks as mish e as peshk, Jorida me botoks as mish e as peshk.
Jorida pa botoks e skuthët në karakter, Jorida me botoks e skuthët në kurajo. Jorida pa botoks vdiste për lali Erin, Jorida me botoks ngazëllehet për burgosjen e lali Erit.
Jorida pa botoks me carac e me pus te oborri. Jorida me botoks pa carac, pa pus por me kulla të larta te oborri.
Jorida pa botoks që hante tavë dheu me çapa me dorë, Jorida me botoks që ha tavë dheu me çapa me dorë. Jorida pa botoks tironce, Jorida me botoks tironce…



