13.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Andi Bushati: Do jetë dita më e bardhë, kur të mbyllet SPAK! Janë pisa me telekomandë

    Analistët Mentor Nazarko dhe Andi Bushati u përplasën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ndërsa po diskutohej për SPAK.

    Nazarko: Ka një moment që ti kapesh me këtë çështjen Beleri se ti nuk je progrek.

    Bushati: Pro qytetar jam, por individit.

    Nazarko: E para që të paragjykosh punën e prokurorit nuk mund ta bësh me sens komun, por me sens juridik. Je i sigurt që për të nuk kishte prova?

    Bushati: 100 për qind. Hajde bëjmë debat kur të duash.

    Nazarko: Së dyti a je i sigurtë ti që Greqia që e ndikon fuqishëm jetën publike nuk ka ndërhyrë për të shantazhuar dëshmitarët dhe të tjerët që ta nxirrte të pafajshëm atë? Je i sigurtë për këtë gjë?

    Bushati: Një proces…

    Nazarko: Po ajo ka kaluar në 17 filtra. Si mund të paragjykosh pse Rama apo Shqipëria nuk e la atë të betohej. Mos u jep vetes ato atribute që nuk i ke.

    Bushati: Merre atë proces se këto janë llafe të përgjithshme.

    Nazarko: Ti thua unë me metrin e analistit që shkoj te Ylli po paragjykoj 17 prokurorë.

    Bushati: Ti ke edhe formim juridik.

    Nazarko: Po, por nuk jam aq i sigurtë si ti.

    Bushati: Ajo dosje është një skandal që do tas kishte zili edhe Sigurimi i Shtetit.

    Nazarko: Te çështja e provave, mos dysho.

    Bushati: Unë flas për proces me prova të manipuluara.

    Nazarko: Ai që shet votën është dikush që është i varfër dhe që e kanë mohuar në gjykatë.

    ***

    Andi Bushati tha se dita më e bardhë në Shqipëri, do të jetë kur SPAK të mbyllet, pasi ka shkatërruar demokracinë, ndërsa Pano Soko deklaroi se SPAK ka arritur disa suksese nën drejtimin e Dumanit.

    Andi Bushati: Kjo çështja që këtyre të SPAK u mbaron mandati, mos mbetemi pa SPAK, do të jetë dita më e bardhë në Shqipëri, kur të mbyllet SPAK!

    Ylli Rakipi: Tallesh? Se këtë do edhe politika.

    Andi Bushati: Unë dua që çdo njeri që ka vjedh edhe një cent, të shkojë para drejtësisë, jo përballë ca pisave me telekomandë. A kanë bërë drejtësi këta? Problemi është që këtyre deri tani, dy çështje që kanë çuar në Strasburg, kanë rënë. Shpejtësia do të vazhdojë. Se si veprojnë do ti shohim. Sa më shumë kohë kalon, do të bindemi, që sa më shpejt të mbyllet, aq më të shpëtuar jemi të gjithë.

    Pano Soko: SPAK merret me 5 mijë vetë në këtë vend. Ne 2 milionë e 400 mijë të tjerët nuk kemi punë me SPAK. Berisha, Rama, Meta, Veliaj, shpëtojnë po u mbyll SPAK.

    Andi Bushati: Ata janë njerëz që vendosin për të gjithë.

    Pano Soko: SPAK ka bërë gjëra që nuk i kemi menduar.

    Andi Bushati: Nuk e kisha menduar edhe unë që mund të pillej një monstër që të shkatërrojë demokracinë me këtë shpejtësi, që do të ringjallej Aranit Çela…

    Pano Soko: Nuk besoj se do ta kapë njeri standardin e Dumanit, aq lart sa ka shkuar.

    Andi Bushati: Kurrë mos e kaptë drejtësinë politike.

    Pano Soko: Atëherë hajde mbajmë Ramën dhe e konsolidojmë dhe gjithë të tjerët, që sot janë në burg. Ai ka nisur rakinë ai djali. Tjetri i falet Zotit.

    Andi Bushati: Duke u përdorur si vegël politike, ndikon te jeta ime dhe e jotja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit