Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për reagimet e publikut pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ku vrasësi u glorifikua gjerësisht në rrjetet sociale.
Bushati tha se vrasësit e vërtetë të gjyqtarit janë Donald Lu dhe Romana Vlahutin, pra “arkitektët” e reformës në drejtësi, që sot “kanë ikur në drejtim të paditur”.
“Kush është psikoza kolektive e sotme? Po të bëhej një sondazh i rregullt në Shqipëri dhe të pyesësh merr dot drejtësi në gjykatë? Unë kam marrë drejtësi në 4-5 çështje të miat, quhem te njerëzit e privilegjuar.
Por qytetari i thjeshtë, është i bindur, edhe ai që humbet me të padrejtë, thotë pala tjetër bleu gjyqtarin. Në këtë kuptim, korraca më e mirë nuk është as të mos i shajë Rama me Berishën dhe as ti mbrojnë me polici. Korraca më e mirë është ndershmëria dhe ata ia kanë hequr vetes.
Vrasësi nuk është ai që është në burg, por kanë ikur në drejtim të paditur, kanë emër vrasësit, Romana Vlahutin dhe Donald Lu.
Gjithë psikoza kolektive bën që edhe kur ti humbet gjyqin me të drejtë, ke sensin e padrejtësisë që të është injektuar. Prandaj e pyeta gazetarin, ishte gjë themelore për procesin kjo? Por ai njeriu që ka shkrepur armën, “Avni Rustemi” i kohëve moderne, ka qenë i bindur që pala tjetër mi ka marrë gjyqtarët. Nuk ka rëndësi ka apo jo të drejtë. Bindja e secilit që i drejtohet gjykatës, është mos ka pala tjetër më shumë para? Asnjëri nuk thotë kam te drejtë dhe do të fitoj. Kjo është vrasja e vërtetë.
U shkrep arma sot apo para 5 vjetësh? Nuk janë vrarë ata se shau Rama gjyqtarin. Shiko në Francë sa po flet Sarkozy. Nuk është nga deklaratat politike. Është shkallmim i besimit të qytetarëve që në gjykatat tona nuk gjen të drejtën. Si gjyqtarët kam frikë se do e hajë edhe ndonjë nga ne gazetarët”, tha ndër të tjera Bushati.