7.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Andi Bushati merr zemër nga protesta e Berishës, thërret bandat dhe banditët të rrëzojnë Ramën

    Analisti Andi Bushati ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Të Paekspozuarit”, duke thënë se çdo person që lufton Edi Ramën dhe Rilindjen është i mirëseardhur, kushdo qoftë ai, pasi qeveria sipas tij, po vjedh në nivele të frikshme, siç dëshmon rasti i inceneratorëve.

    “Nuk besoj se Sali Berisha ka dalë nga rrethi i PD-së. Pra, sot unë besoj se ka shumë e shumë më tepër njerëz, që i ka ardhur në majë të hundës me regjimin e Ramës, por ata nuk ishin sot atje. Sali Berisha, pavarësisht se ka triumfuar mbi partinë, nuk ka arritur ta bashkojë partinë. Shkon ti për vizitë në një familje që është në sherr?

    Megjithatë, kjo është edhe një nga tezat e avokatëve të regjimit… Shpresa nuk është te Berisha, por gjendja është aq keq, sa kur në rrugë del një bandë hajdutësh, banditësh dhe vrasësish, vjen pjesëtari i një bande tjetër dhe do të të shpëtojë. Ti e pranon shpëtimin, apo do të vdesësh te banda e Rilindjes? Ky është ekuacioni.

    Edhe sikur të vijë një bandë për të luftuar Rilindjen, është një bandë e mirëseardhur!

    Me diskutimin, që dakord Rama vjedh pak me inceneratorët, ka blerë mediat, por tani, Berisha do e bëjë këtë? Po! Edhe banditi më i madh është i mirëseardhur për tu futur në skenë, ndaj këtij grupit që po u çjerr edhe xhepat e astarit shqiptarëve.

    A do të ishte më mirë një lider i ri? Po, por tani kemi këtë ekuilibër forcash.

    Çdo bandit me shkop bejzbolli është i mirëseardhur!”, deklaroi ndër të tjera Bushati në TPZ.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit