Andi Bushati tha se lufta politike në Himarë bëhet për pronat.
Sipas Bushatit, forcimi i pushtetit lokal si një zë kundërshtues kundër grabitjes që vjen nga Tirana do i hapë më shumë punë qeveris qendrore për të vazhduar skenarin e saj të grabitjes.
“Të gjithë e kemi parë si po golemizohet Jugu. Lejet e mëdha i jep qeveria, por duhet edhe bashkëpunimi me pushtetin lokal dhe forcimi i pushtetit lokal si një zë kundërshtues kundër grabitjes që vjen nga Tirana do i hapte më shumë punë qeveris qendrore për të vazhduar skenarin e saj të grabitjes”, tha Bushati.