16.5 C
Tirana
E hënë, 23 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Andi Bushati revoltohet me prokurorët e SPAK, që po hetojnë Berishën: Ata janë plehra

    Analistët Artur Zheji dhe Andi Bushati debatuan, për akuzën e ngritur nga SPAK, për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

    Ndërsa Zheji tha se pas mbrojtjes së Berishës, çdo i kallëzuar rrezikon të thotë se akuzohen nga “larot e SPAK-ut”, Bushati deklaroi se ashtu janë, duke kujtuar veprimet e SPAK për portalin Lapsi.al që drejton ai, pasi botoi listën e patronazhistëve në mars 2021.

    Artur Zheji: Strategjia mbrojtëse e avokatëve të Doktorit është procedurializmi. Praktikisht ka një paranojë që e ka bërë SPAK-u këtë për të krijuar një incident procedurial. Më duket në kufirin e paranojës dhe ireales. Avokatët po ndërtojnë një strategji për të bërë çështje këtë gjë për të mbrojtur kushtetutën me këtë gjë, me përmbajtjen e dosjes.

    Doktori e ka thënë se është kundër mburojës, imunitetit, dhe unë jam kundër kësaj, se ja se ku është rasti me deputetë pa imunitet. Pasi Doktori bëri avokatin e dhëndrit në dy ditët e para, ne po merremi me analizën e SPAK-ut. Nesër prapa prangave të SPAK-ut, ata që do të kapen do të thonë larot e SPAK-ut…

    Andi Bushati: Kur janë laro, ashtu janë. Ashtu janë sjellë me mua. Si laro sillen ata, si plehra.

    Artur Zheji: Kjo mbrojtja që po bën doktori nuk është ligjore, por është politike.

    Andi Bushati: Këta po sillen me keq se drejtësia e Alush Dragoshit që futi Fatos Nanon në burg.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit