Andi Bushati replikoi me drejtorin e komunikimit në PD, Alfred Lelën, lidhur me mundësinë që opozita të rrëzojë qeverinë e Edi Ramës.
Bushati tha se kjo ditë do të jetë e largët, pasi Rama ka ndërtuar një regjim autokratik dhe opozita nuk ka “mediat, oligarkët dhe bandat” për të realizuar këtë qëllim.
Biseda në studio:
Andi Bushati: Shumica thonë nuk vijnë te ju se Saliu është si Rama. Po pse nuk shkojnë te Qori? Te Lapaj që e lanë aty vetëm tre muaj. Çelësi është te diktatura. Në demokraci vijnë. U ngritën njerëzit kundër Ramës për armët kimike, studentët, sepse ishte regjimi i pa konsoliduar. Saliu thoshte e hedh qeverinë me bandat e Laçit dhe Mamurrasit, por sot janë me Rilindjen ata. Ti nuk ke asnjë oligark sot, asnjë media dhe nuk ke asnjë bandë që të të suportojë. Përballë pushtetit mediatik, financiar, banditesk, çfarë mund të bëhet? Njerëzit bashkohen një herë në 30-50 vjet, kur rrëzuan Ben Aliun në Tunizi. Këtë zgjidhje e shoh shumë larg, ndaj jam pesimist.
Alfred Lela: Mendoj se zgjidhja duket larg, por nuk është larg. Hallet e Ramës nuk janë ndërprerë. Kërthiza e Ramës me të keqen dhe krimin nuk është ndërprerë. Vjen një ditë, që ajo kërthizë pritet, sepse historia na mëson se pritet, njerëzit do të bashkohen, do ta kuptojnë se nuk mund të rrish më duke thënë ska ç’më duhet mua.
Andi Bushati: Bravo që punoni për këtë ditë, por dita nuk është afër.
Alfred Lela: Opozita do të jetë aty në stinë protestash edhe kur të tjerët ta kuptojnë se nuk është luftë për të hequr Ramën dhe për të sjellë Saliun, por është luftë për rrotacion. Kur qeveritë sillen siç sillet kjo e Ramës, dhe kur nuk ka mekanizma për ti rrëzuar, kjo tregon se qeveria është e keqe dhe pikërisht për këtë duhet rrëzuar dy herë. Ai nuk bie se Lajçak jep dorëheqjen për email, këtyre u janë kapur miliona euro dhe ai thotë ma ka dorëzuar tre herë dhe nuk e lë. Ikën princi se ka shkëmbyer ifnormacione atje në Angli, këtu jo, qindra milionë euro…



