Nga Bledar Llalla
E keni vënë re sa të bajtashëm e të bezdisshëm jemi bërë ne gazetarët? Kazanë, gjobvënësa, lëpirësa, të shitur, të blerë dhe epitetet kundër nesh nuk shterrojnë. Mes gjithë këtij lumi e llumi të kolegëve të mi rekordin e mbajnë gazetarët e kronikës së zezë të cilët nxijnë ekranet e televizorëve dhe ekranet e celularëve aq sa ua neverisin me lajme mashtruese të kobshme atdheun apo edhe lodrat fëmijëve të tyre.
Anduena Llabani që shikoni në foto ka plot 19 vjet që shpif, gënjen e nxirron me lajmet e saj aq sa nuk merret vesh nëse kjo grua jeton vërtetë në Shqipërinë e rrezikshme apo jeton e fshehur diku në kurbet nga frika e krimit shqiptar?
Anduena me jetë mbushur plot aventura amatoreske që gjatë karrierës së saj nuk u shërbeu vetëm mikrofonëve të televizioneve por i mori mbarë si zëdhënëse e padeklaruar edhe mikrofonët e kriminelëve edhe mikrofonët e prokurorëve.
Të gjithë e mbajmë mend Anduenën kur ulur në prehrin e ish prokurorit të përgjithshëm kriminel Adriatik Llalla, yshtej me lajme të fabrikuara në mbrotje të krimit dhe i shpërndante si debatikase ekran në ekran.
Anduena që i merrte mbarë zyrat e gjykatësve të Tiranës që nga Ben Micko e deri te Gjin Gjoni ku stërvitej si kamikaze e kundërshtarëve të tyre dhe ekran më ekran shpifte e shitur lirë për kockën e rradhës. 19 vjet gazetare kurrë nuk bëri një investigim serioz, kurrë nuk zbuloi një vjedhje, kurrë nuk tronditi një kriminel, kurrë nuk dorëhoqi një zyrtar apo politikan por përfitoi e përfiton të mira materiale e prapë nuk i kanë lezet në trup apo në xhep.
Ja konkretisht fustanin e bleu me lekët e kriminelit nga Fushë Kruja, orën me lekët e hajdutit socialist, vathët me lekët e trafikantit nga Peqini, celularin me lekët e një prokurori të Spak-ut…
Fundja mirë bën se aty ku punon ka 5 muaj pa marrë rrogën dhe kur nuk paguan pronari të paguan “kollovari” qoftë kriminel apo prokuror.
Klodi Lala merr shembull nga Anduena Llabani!



