16.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Animalistja këshillon shqiptarët: Mos hani mish, se për 3 ditë s’iu tretet

    Animalistja Jonida Çobani Gjoka bëri thirrje që qytetarët të mos e konsumojnë mishin e kafshëve, së pari për anën shëndetësore sepse do tre ditë të tretet dhe së dyti për anën emocionale.

    Në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania ajo tha se aktualisht po kujdeset për 7 kafshë, por ka pasur 23.

    Jonida tregoi se kishte shpëtuar 39 kafshë vitin që kaloi dhe rasti i fundit ishte një qenush në pyjet e Dajtit që ishte kockë e lëkurë.

    “Dje dhe pardje kam ikur në Dajt, gati një orë rrugë me makinë për një qenush që ishte në gjendje shumë të mirë, një qenush që ishte kockë e lëkurë i paushqyer, duhet të kishte dhe probleme lëkure gjithashtu,” – u shpreh ajo.

    Animalistja tregoi se këto kafshë i merr në shtëpi dhe ju jep ndihmën e parë. Sipas saj po të kishte mundësi do kujdesej për më shumë, duke vënë në dukje se shqiptarët si popull nuk e kanë për zakon të adoptojnë kafshë rruge, që siç thotë Jonida, janë ato që kanë më shumë nevojë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit