Animalistja Jonida Çobani Gjoka e ftuar në emisionin “Epiqendër” bëri një deklaratë të fortë duke kërkuar që të “sterilizohen” njerzit që keqtrajtojnë qentë dhe jo qentë.
“Ne sterilizojme këto qenie që na japin dashuri, imagjino se çfarë i bëjmë kësaj shoqërie. Në vend që të sterilizojmë këto mostra. Këto mostra duhen sterilizuar. Qeni është kafsha më besnike në botë. Pikërisht atë besim që të jep ti e thyen atë në 6 kate,” tha ajo.
Kur thoni mostra për kë e keni?
“Për njerëzit, pikërisht për këtë rastin e fundit. Raca e tyre duhet të zhduket,” tha ajo.