12.5 C
Tirana
E martë, 24 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Anita Haradinaj tregon ‘krisjen’ me Ramushin: U tërbua kur më pa me balerinin me “këmbë përpjetë”, s’më foli tre ditë

    Gazetarja Anita Haradinaj ka treguar se si e ka pritur bashkëshorti i saj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pjesëmarrjen e saj në një spektakël kërcimi.

    E ftuar për një intervistë te Rudina, Anita ka treguar se si Ramush Haradinaj, i cili në fillim e kishte mbështetur por kur kishte parë spotin, për ditë nuk e kishte marrë në telefon.

    Rudina Magjistari: Jam kurioze bashkëshorti, Ramushi, cilat kanë qenë përshtypjet e tij, opinionet, kur të ka parë? Cili ka qenë kërcimi që i ka pëlqyer?

    Anita Haradinaj: Nuk është se e ka parë. E kam thënë në fillim edhe në intervista të tjera që ai në fillim kur i thash unë do marrë pjesë te “Dance Albania”, më tha bëj çfarë të duash, ti e njeh televizionin, si të duash bëj. E mirë dhe unë erdha.

    Kur doli promoja e emisionit dhe që i balerini më ngriti lart në ajër, nuk më mori në telefon për tre ditë. Unë shkoja në prova dhe u thoja të gjithëve s’më ka marrë Ramushi në telefon.

    Nejse thosha pastaj, “hë se sa të shkoj në shtëpi rregullohet…”. Se filluan të shqetësoheshin të gjithë “moj të mori Ramushi” u thoja, “jo, s’ka gjë se e rregulloj sa të shkoj në shtëpi”.

    Sa shkova në shtëpi e rregullova atë muhabet… Pastaj u morëm vesh unë i thashë se shkova se do bëj balet…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit