Një nga situatat më të komentuara në shtëpinë e ‘Big Brother Vip 5″ është raporti i Mirit me Selin, ku ndonëse ata e quajnë njëri-tjetrin si “babë e bijë”, banorët dhe publiku mendojnë se mes tyre ka diçka më shumë. Ajo çfarë gjykohet më shumë është fakti se Miri është një burrë i martuar, por gjestet e tyre ndaj njëri-tjetrit kanë bërë që të gjithë të mendojnë se mes tyre po zhvillohen ndjenja.
Ditën e djeshme babai i Selin ka qenë në një lidhje telefonike me Sidorela Gjonin në emisionin “Shqipëria Live”. Nga ato çfarë ka shprehur babai i Selin duket shumë i axhituar me situatën dhe ka folur me fjalë ofenduese ndaj Mirit, duke e cilësuar me nivel të lartë perversiteti.
Shumë prej të afërmve dhe miqve të Mirit kanë reaguar në rrjete sociale kundër fjalëve të babait të Selin e një ndër to ka qenë edhe këngëtarja Anjeza Shahini. Këngëtarja ka treguar bisedën me Mirin para se ai të hynte në “BBV” dhe është shprehur se banori është një ‘njeri me zemër të artë’, kujdeset për të tjerët dhe fal shumë dashuri.
Gjithashtu ka folur edhe kundër produksionit të “BBV”, duke e cilësuar këtë format si ‘vepër kriminale mediatike, ku në shumë vende të botës as nuk shihet, jo më të merret seriozisht’
Kaq i drejtë është Miri. Akoma mendon se njerëzit
nuk shpifin, se njerëzit nuk paguajnë për komente të shëmtuara, se njerëzit nuk bëjnë komplote për ta denigruar një qenie njerëzore deri në palcë. Miri që
sot zihet dhe nesër sigurohet që nuk ka humbur një shok, Miri që të pyet para se të të përqafojë, Miri që vendos veten në rrezik për të mbrojtur më të dobtit sot akuzohet nga një prind i një vajze të rritur që është po aq e përfshirë në një lojë sa edhe Miri si një “pervers”. Nuk kanë faj, sepse “pervers” ka shumë por ata nuk dalin në Big Brother ata i keni në shtepi, duke bërë si burra të ndershëm nga ata me “namaz”. Miri është i rritur me dashuri, ai jep shumë dashuri, dashuri të sinqertë nga ajo që është harruar nga shumë.
Të etiketosh nje njeri me zemër të artë si të Mirit me epitete të tilla është kriminale dhe për këtë shpresoj që Miri të ketë hapsirë të marrë masa të duhura një ditë. Ju lutem mos u bëni viktimë të veprave kriminale mediatike i dashur publik. Big Brother është vetëm një lojë televizive që në shumë vende të botës as nuk shihet e jo më të merret kaq seriozisht sa të harrojmë ndjenjat njerëzore.
Miri sa mirë që je brenda dhe ende nuk di gjë sepse zemra jote e butë do të vritej padrejtsisht. Ata që të njohin të duan shumë. Ki durim sepse ata qe sot hedhin baltë mbi ty do të krusen përpara pastërtisë tënde një ditë.




