9.5 C
Tirana
E diel, 8 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ankthi në avion: 6 gjëra që do t’ju ndihmojnë ta kaloni frikën

    Fluturimet janë emocionuese, aq më tepër nëse po shkoni drejt një vendi të ri për të vizituar njerëz që ju i doni. Nga ana tjetër, koha e kaluar në avion është stresuese dhe ka njerëz që e përjetojnë me ankth. Eshtë OK të ndiheni të pasigurt dhe duhet të dini që s’jeni të vetmit. Hapi i radhës është të përpiqeni të reduktoni mendimet negative dhe të kujdeseni për shëndetin mendor dhe fizik gjatë kësaj kohe. Ka ca zakone në dukje të vogla që ju ndihmojnë të menaxhoni ngarkesën emocionale gjatë fluturimit.

    1. Shkruani diçka

    Bëni një letër që keni dashur ta shkruani gjithmonë. Mendoni për një të dashurin tuaj dhe shkruani çfarë do të donit t’i thonit. Ose një listë me gjëra që keni për të bërë sapo të ktheheni nga udhëtimi. Ose ose, një listë me gjëra që doni të blini.

    2. Terapia e frymëmarrjes

    Ju nuk e dini sa çliruese është terapia e frymëmarrjes së thellë. Do t’ju qetësojë dhe do ta shihni sa ndryshe do t’ju duket momenti që më parë ishte shumë stresant.

    3. Përfshihuni në rutinën e kujdesit ndaj fytyrës

    Kush tha që kur je në avion s’mund të kujdesesh për lëkurën? Bëni masazhe me duar ose nxirrni serumin tuaj dhe lyeni fytyrën sepse përveçse kujdeseni, edhe qetësoheni.

    4. Përpiquni të dremisni

    Kështu s’do ta kuptoni fare që avioni është duke u ulur.

    5. Lexoni një libër

    Merrni librin tuaj të preferuar dhe lexojeni pikërisht në avion. Nëse për një arsye a një tjetër e harruat, shkarkojeni online.

    6. Hani diçka që ju shijon shumë

    Hmmm, ushqimi është terapi më vete. Fillimisht mendoni për të, pastaj nxirreni nga çanta. Zgjateni sa më shumë momentin e ngrënies dhe shijojeni me sy mbyllur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit