10.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Anna Lika dhe Bjordi Mezini postojnë foton e parë si çift

    Aktorja Anna Lika dhe regjisori Bjordi Mezini prej disa kohësh janë në një lidhje dashurie, edhe pse vetë ata publikisht kanë pranuar vetëm që janë të lidhur, por jo se kush ja ka vjedhur zemrën.

    Por, romanca e tyre u zbulua nga deklaratat e Bjordit në Big Brother Vip dhe shumë detaje të tjera të kapura në rrjetet sociale. Gjatë qëndrimit të tij në BBV, Bjordi ka treguar se një kolege në punë i ka vjedhur zemrën dhe ka folur për jetën sentimentale duke përshëndetur të dashurën dhe macen e tyre Amman. Kjo e fundit i nxori zbuluar dhe kanë nisur spekulimet se vajza për të cilën fliste Bjordi ishte pikërisht Anna. Të dy kanë fotografi me macen në rrjete sociale.

    Anna dhe Bjordi janë njohur në xhirimet e serialit të Ermal Mamaqit, “HOT”. Anna aty është në rolin e një prej protagonistëve, ndërkaq që Bjordi është regjisori i serialit. Madje nga xhirimet e këtij të fundit na vjen edhe fotoja e tyre e parë si çift.

    “Punë natë e dite që të shohim pakëz dritë”- shkruan Ana krahas fotos.

    Anna Lika dhe Bjordi Mezini postojnë foton e parë si çift

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit