Antoneta dhe Luizi janë përfshirë në një debat të fortë ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Teksa ishin duke diskutuar, banorja i është afruar tek fytyra këngëtarit, teksa i ka thënë se për shkak të presioneve që ai i bën, ka dashur 3 herë të largohet nga shtëpia. Ndërkohë, Luizi i ka thënë vetëm që të marrë valixhet dhe të largohet.
Por, teksa Antoneta po ndihej keq dhe po largohej, rasti është shfrytëzuar nga Olta e cila e ka kthyer Antonetën, duke i thënë se je super dhe nuk duhet ta lërë sherrin me Luizin. Por Antonetën, është kthyer vetëm për një moment dhe duket se misioni i Oltës ka dështuar sërish.
Biseda
Luizi: Merr valixhet dhe ik pra
Antoneta: Do të më nxjerrësh duke më nxirrë jetën? Bravo! Ça po pret, 3 herë kam dashur të iki prej kësaj shtëpie prej presionit që ti bën. Bravo , do të thuash e bëra për të qarë, bravo! Kë bërë shumë lojë të mirë, unë kam pasur shumë respekt për lojën që bën po kur erdha këtu e kuptova se kush je. Bravo, kështu vazhdo je fituesi
Luizi: Do ikësh tani?
Antoneta: Nuk po qaj jo
Olta: Mos e lër debatin, je super, vetëm qetësohu, je super ja ke mbyllur gojën komplet.
Antoneta rikthehet sërish tek Luizi: Dhe faleminderit se me gjithë këto presione që ke bërë nuk më doli më asnjë lot, aq shumë më ke stërvitur”
Luizi: Po në turinj pse më vjen? Do ikësh tani?