Gjykata e apelit ka lënë në fuqi masën e pezullimit të Armand Dukës në krye të FSHF.
Me vendimin saj të formës së prerë, Apeli ka rrëzuar zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Apeli ka vendosur që Duka dhe Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku të pezullohen me vendim të formës së prerë.
Gjithashtu, në vendimin e sotëm është vendosur që dhe Asambleja e FSHF-së është e pavlefshme sëbashku me presidentin Duka.
Gjykata i ka cilësuar të drejta akuzat e ngritura, duke gjetur shkelje të rënda nga Duka dhe Shulku.
Në vendimin e saj, Gjykata thotë se shkeljet e realizuara nga Duka dhe Shulku përbëjnë vepër penale