Eksperti i IT Anxhelo Lushka, theksoi se një nga aplikacionet më të sigurta është “Signal”.
Ai tha se ky aplikacion përdoret nga njerëzit e krimit, gazetarët dhe politikanët.
“Signal është një nga aplikacionet më të sigurt. Përdoret nga njerëzit e krimit.
Shtetet duan ti mbyllin këto aplikacione pasi nuk duan që personat të kenë biseda të sigurta.
Signal përdoret dhe nga gazetarët. Signal përdoret dhe nga politikanët”- tha ai.



