Talal Ahmed Abu Mayba është një emër i njohur në Shqipëri pasi disa vite më parë është arrestuar dhe vënë nën hetim pasi ka mashtruar dy egjiptianë duke iu premtuar punë dhe pasaporta në këmbim të 20 mijë eurove.
Por pavarësisht këtyre rasteve të përsëritura, Talal është denoncuar edhe për skemat e mashtrimeve të tij në Shqipëri. Vitet e fundit ai ka ndryshuar taktikë dhe “preja” e tij janë vajzat e reja shqiptare.
Sipas JOQ, ky shtetas arab prezantohet te vajzat në Tiranë si princ, sheik arab me biznese të shumta në Emiratet e Bashkuara por edhe në vendin tonë. Për të qenë sa më i besueshëm si biznesmen dhe sheik, sipas denoncueseve me të cilat ai ka pasur lidhje, ka shkruar edhe informacione të pavërteta për veten e tij në Google.
Në këtë mënyrë ai ka arritur të mashtrojë më shumë se 6 vajza në Shqipëri, ndërsa ka fëmijë me disa prej tyre në vendin tonë por edhe në Dubai. Këtë e ka konfirmuar edhe gruaja që ai ka në Dubai, të cilën e vë në dijeni për çdo lëvizje e takim me vajzat shqiptare.
“Unë kam zbuluar se ai mban 6 goca vetëm në bllok dhe bën të njëjtën gjë si me mua. Kjo është ish gruaja në dubai, ai e ka prezantuar si kunatën e vetë dhe fliste. Dhe atë e vinte në dijeni dhe i çonte foto çdo gjë që bënte me femrat këtu. Jashtë normales por nejse. Unë ja thash që të flisni vetëm për pjesën se do mashtrojë goca të tjera se thotë që është sheik dhe do gënjehen.
Zonja që është në Shqipëri më kanë thënë njerëzit e pallatit është një brune e shkurtër del me bebin me një karrocë të zezë. Ta marri vesh dhe ajo e shkreta gjynah mos kujton se e ka bebin princ”, shkruan denoncuesja.



