15.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Arbana Osmani bëhet nënë për herë të tretë, zbulon emrin e vogëlushes

    Arbana Osmani postoi një foto në Instagram, duke mbajtur në duar bebushen e saj dhe kështu, na njoftoi se është bërë nënë, duke u bekuar për të tretën herë. Bebushja është quajtur Zoi, origjina e emrit rrjedh nga gjuha greke dhe do të thotë “jetë”.

    Në foton e postuar, Arbana duket në qiellin e shtatë dhe plot lumturi sheh portretin e së bijës.

    Postimi është shoqëruar edhe me mbishkrimin: “Dreams do come true (Ëndrrat realizohen). Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi. Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit