18.8 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Arbana Osmani reagon nga ambientet e Top Channel!

    Kudo në media po flitet se Arbana Osmani nuk do ta prezantojë edicionin e tretë të “Big Brother VIP”. Dy emrat që kanë qarkulluar, si të mundshëm për moderimin e ‘reality show’, janë, si fillim u aludua për Bora Zemanin dhe më pas u tha se zyrtarisht është vendosur Ledion Liço.

    Por mesa duket Arbana Osmani ka vendosur të ‘trazojë pak ujërat’ duke nxitur edhe më tej aludimet. Ajo ka ndarë mëngjesin e sotëm sërish një foto nga Top Channel, dhe ka shkruar “Si mu gdhitë”, teksa shihet te grimi duke u bërë gati.

    Arbana Osmani reagon nga ambientet e Top Channel!

    Një foto kjo e realizuar më herët ndoshta, gjatë përgatitjeve që ajo bënte për prime e BBV-së.

    Kujtojmë që edhe disa ditë më parë kur nisën të qarkullojnë lajmet për largimin e saj nga “Big Brother”, ajo hodhi një foto nga kafja e Top Channel.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit