15.5 C
Tirana
E premte, 21 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Arbana Osmani sërish pjesë e kritikave të ashpra nga njerëzit: Po tani ç’ndodhi?!

    Edhe një herë tjetër, episodi i ri i “Mirëmbrëma Yje” nga Arbana Osmani ka arritur të zemërojë një pjesë të madhe të publikut, dhe jo pa arsye.

    Në një nga videot e shkëputura që është bërë virale, Arbana u tregon tre të ftuarve: Arian Konomit, Zhakut (Inida Gjatës) dhe Zhaklin Lekatarit një foto të Egla Cenos, personazh për të cilën (s’e dimë pse) të ftuarit duhet të jepnin një mendim.

    “Homofobe,” tha Zhaklina, “kjo është idiote komplet,” tha Zhaku, teksa një e qeshur u dëgjua pas, dhe “nuk e njoh,” u shpreh Ariani.

    Komente të ngjashme fyese dhe tallëse iu bënë dhe një sëre tjetër personazhesh publike jo prezente në bisedë, dhe meqë asnjë prej të rriturve në atë ambient nuk mendoi se situata e krijuar ishte shumë e shëmtuar, komentuesit në rrjet u siguruan të sjellin pak dozë logjike:

    -Aspak profesionale, tha dikush me të drejtë, sepse u nxitën komente fyese dhe tallëse mbi persona të tretë pa praninë e tyre, ndërsa Arbana nuk ndërhyri për të ruajtur respektin dhe etikën në emision.

    Arbana Osmani sërish pjesë e kritikave të ashpra nga

    Arbana Osmani sërish pjesë e kritikave të ashpra nga

    Arbana Osmani sërish pjesë e kritikave të ashpra nga

    Shumë u shprehën të zhgënjyer prej Arbanës dhe këtij edicioni të programit të saj:

    Arbana Osmani sërish pjesë e kritikave të ashpra nga

    Arbana Osmani sërish pjesë e kritikave të ashpra nga

    Arbana Osmani sërish pjesë e kritikave të ashpra nga

    Të tjerë adresuan shëmtinë e momentit të krijuar:

    Arbana Osmani sërish pjesë e kritikave të ashpra nga

    Arbana Osmani sërish pjesë e kritikave të ashpra nga

    Arbana Osmani sërish pjesë e kritikave të ashpra nga

    Dhe disa evidentuan “fiksimin e Arbanës me Top Channel-in”:

    Arbana Osmani sërish pjesë e kritikave të ashpra nga

    Kjo nuk është hera e parë që sezoni i dytë i “Mirëmbrëma Yje” bëhet pjesë e polemikave. Që me të ftuarit e parë, princ Lekën dhe Blerta Celibashin, kritikat për Feron si të ftuar në emision, kunjat mes Arbanës dhe Elsa Lilës, te nxitja e krahasimeve mes saj dhe Ledion Liços para Ben Blushit, dhe deri te momenti i djeshëm. Mund të jetë arritur viraliteti, por me çfarë kosotoje?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit