Nata e dytë e Ferma VIP 3 solli tensione të forta që nga fillimi, ku përplasjet mes banorëve morën vëmendjen kryesore. Qendra e debatit ishte sërish mes Akilit dhe Blerinës, i cili u intensifikua deri në momentin që moderatorja Arbana Osmani ndërhyri për të qetësuar situatën.
Blerina e kritikoi Akilin për qëndrimin e tij negativ, duke theksuar se ndërsa pjesa tjetër e banorëve kontribuon me energji pozitive, art dhe biseda interesante, ai vazhdimisht sjell një atmosferë të tensionuar. Reagimi i Akilit, që shpesh pyeste me ironi: “Çfarë niveli jam unë?”, bëri që Arbana të ndërhynte drejtpërdrejt.
Moderatorja i tha me ton të qetë, por të prerë: “Nuk po marr përgjigje Akil, po marr ‘ça niveli, ça niveli, ça niveli’. Ky nuk është emisioni tjetër.” Fjalët e saj u interpretuan nga publiku si një “thumb” ndaj formatit rival Big Brother VIP, i njohur për debatet e ashpra dhe përplasjet e zjarrta mes banorëve.
Megjithatë, energjia e lartë dhe rivaliteti mes konkurentëve tregojnë se Ferma VIP 3 do të ofrojë emocione të forta dhe momente dramatike që do të mbajnë publikun të angazhuar çdo javë.



