Moderatorja Arbana Osmani iu përgjigj fansave në një “Ask me a question” në Instagram, ku zbuloi disa detaje të pathëna më parë mbi historinë e saj të dashurisë me regjisorin Eduart Grishaj.
“Edi, faseta emax i ka dhëmbët dhe ku i ka bërë?”, e pyet një ndjekës. Arbana jep një përgjigje sa konkrete, aq edhe për të qeshur.
“Jo mër, të vetat i ka dreqi, me ato dhëmbë na mori më qafë”, ka shkruar moderatorja.
Arbana dhe Eduarti janë kthyer në një nga çiftet më të komentuara në mediat rozë. Lidhja e tyre pati jehonë të madhe jo vetëm për faktin se punonin bashkë në një televizion, ku dhe u njohën, por edhe për shkak të diferencës së moshës, që I ktheu në fillesat e lidhjes së tyre në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale.
Arbana është 6 vite më e madhe se partneri i saj: Ajo ka lindur në 7 maj të vitit 1983 ndërsa Eduarti më 7 maj 1989, por kjo nuk i pengoi që të ndërtojnë një lidhje të qëndrueshme.



