12.5 C
Tirana
E hënë, 7 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Arbana vs. Ledioni: Një përplasje e heshtur

    Pas largimit të Arbana Osmanit nga moderimi i “Big Brother VIP Albania”, diçka mbeti konstante: tensioni i nënkuptuar mes saj dhe pasardhësit, Ledion Liço. Në dukje të matur dhe diplomatikë, por me deklarata që ndonjëherë lënë pak vend për interpretime të tjera, të dy moderatorët duket se kanë shkëmbyer “thumbime” me një intensitet që vetëm një audiencë e vëmendshme mund t’i kuptojë plotësisht.

    Linja kohore e thumbimeve

    14 shkurt 2024 – paralajmërimi & reagimi

    Gjatë një episodi të “Big Brother VIP 3”, Ledioni i tha Romeos se Elvis Myrta është pjesë e stafit në emisionin “Më lër të flas”. “Po e them këtë se mbase nuk e prezantoj unë Big Brother-in vitin tjetër,” tha Ledioni.

    Vetëm pak minuta më pas, Arbana postoi në InstaStory: “E di, e di :)”

    Publiku e lexoi si një reagim të koduar ndaj deklaratës së Ledionit.

    Arbana vs. Ledioni: Një përplasje e heshtur

    18 shkurt 2024 – piedestali & rënia

    Teksa po komplimentohej nga Meri Shehu për mënyrën e prezantimit, Ledioni tha: “Vetë formati i Big Brother të jep mundësinë që të ngrihesh në piedestal, e nëse ikën nga ai, merr për poshtë.”

    Fjalë që u interpretuan gjerësisht si një “goditje” për Arbanën, duke nënkuptuar se ajo humbi rëndësinë pasi u largua nga formati.

    9 shjetor 2024 – Promo me simbolikë

    Në spotin promovues të sezonit të ri të BBVIP, Ledioni:

    – E nis me frazën provokuese: “I joti ta fut”
    – Mban në dorë një libër të titulluar “Sinonime për fjalën Yje”
    – Përshëndet ndryshe: “Mirëmbrëma galaktikë”

    Shprehja “Mirëmbrëma yje” ka qenë për vite përshëndetja e Arbanës në Big Brother dhe aktualisht titulli i emisionit të saj jashtë Top Channel. Për publikun, ky spot ishte një thumb i sofistikuar.

    Arbana vs. Ledioni: Një përplasje e heshtur

    4 prill 2025 – Arbana në “X Factor”

    Në skenën e “X Factor Albania”, Arbana tregoi ndër të tjera arsyet e largimi nga Top Channel, ku la të nënkuptuar se iku vetë.

    “Afërmendsh, kushdo që ishte afër meje asokohe dhe dëgjonte që thosha se vitin tjetër nuk do të isha më në prezantimin dhe drejtimin e Big Brother, më thoshte se po ia fus kot, se po bëj shumë gabim! Se është maja e spektaklit, se do ishte fundi i karrierës time, se do më mbylleshin të gjitha dyert në Top, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, se do pendohesha,” tha ajo.

    “Natyrisht, një pjesë dolën të vërteta. E pavarësisht korit që kisha kundër atë kohë, unë vendosa të largohesha, jo pa keqardhje, por se po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë. Se po humbisja veten time!”

    “E megjithatë para 2 vitesh u dorëzova! U largova nga ajo studio e madhe zemërthyer, u largova duke menduar nëse kolegët e mi do më shkruanin apo do më flisnin. Ika dhe nuk kisha asnjë plan B. Asnjë! Nuk dija se çfarë doja, por dija se çfarë nuk doja dhe kaq më mjaftonte.”

    Fjalimi i saj u interpretua si mesazh për të gjithë ata që menduan se ajo do “shuhej” pas largimit nga Big Brother.

    Arbana vs. Ledioni: Një përplasje e heshtur

    5 prill 2025 – “Yjet” rikthehen në lojë

    Një ditë më pas, Ledioni e nis transmetimin me një deklaratë që ngjalli shumë reagime. “Yje, po ku jeni o yje ku jeni”, nisi ai me të qeshura. “Shikoni, edhe pse fjala ‘yje’ ka kohë që është zhdoganuar tashmë, ju jeni yjet, më yje se sa yjet kudo që ndodhen.”

    Po atë natë – Fundi me mesazh

    Përfundimin e spektaklit, Ledioni e mbyll me fjalët: “Ka diçka që është më e ulët dhe më e rrezikshme se të gënjesh të tjerët – është të gënjesh veten.”

    Kjo u interpretua si një përgjigje për rrëfimin e Arbanës një natë më parë – duke lënë të kuptohet se versioni i saj i ngjarjeve mund të mos jetë i sinqertë.

    Arbana vs. Ledioni: Një përplasje e heshtur

    Si përfundim, kush humbi më shumë: Arbana apo Top Channel?

    A humbi Top Channel një figurë të njohur dhe të qëndrueshme, apo humbi Arbana një platformë me audiencë masive dhe impakt të garantuar? Në realitet, të dyja palët janë mirë. Arbana ka emisionin e saj, “yjet” e saj, fansat e saj, ndoshta edhe një filxhan që ia kanë bërë dhuratë me shkrimin “s’të duhet Big Brother-i për të qenë Queen”. Top Channel nga ana tjetër ka BBVIP që vazhdon të bëjë zhurmë dhe të mbajë njerëzit mbërthyer pas ekranit.

    Pra, mos e dramatizoni më shumë se ç’duhet. Nuk jemi në krizë qeveritare, as në konklavë për Papën e ri. Jeni dy palë që thjesht nuk punoni më bashkë. Move on.

    Anabel.al

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit