16.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Arben Ahmetaj: E vërteta e largimit tim nga qeveria dhe postet në PS

    Arben Ahmetaj flet për herë të parë pas largimit nga qeveria dhe të gjitha posteve në PS. Në një intervistë për Vizion+, Ahmetaj foli edhe për akuzat e opozitës për inceneratorët. Vendimin e kryesisë së Partisë Socialiste për t’i hequr së fundmi edhe drejtimin politik të qarkut të Vlorës, Arben Ahmetaj thotë se e priti me kënaqësi.

    “Me shumë kënaqësi. Riorganizimi është normal. Ndodh shpesh. Ka ndodhur. Do të ndodhë. Nuk ka ndonjë gjë të re” – tha Ahmetaj. Madje largimin e radhës edhe nga detyra drejtuese brenda partisë, pasi në korrik u shkarkua nga zëvendëskryeministër dhe ministër shteti për rindërtimin, Arben Ahmetaj thotë se është proces i zakonshëm riorganizimi.

    “Unë dhe Partia Socialiste dhe të gjithë kolegët jemi një. Këto janë vetëm telenovela, por si duket nuk ka lajme. Ka nga këto lajme kështu që nuk e ngrefin dhe ndoshta ju kërkoni këto lajmet e vogla që ndoshta e ngrehin” – shton Ahmetaj.

    Ish-numri “2” i qeverisë e përjashtoi mundësinë se mosmbajtja e asnjë detyre kryesore lidhet me aferën korruptive të inceneratorëve.

    “Çfarë lidhje kam unë me inceneratorët. Ato janë vepra në ndërtim. Çfarë kë ketë lidhje, më thuaj si e lidh ti?” – tha Ahmetaj.

    Ahmetaj u pyet për akuzat e LSI-së dhe Partisë Demokratike.

    “Emrin, kanë përmendur edhe tëndin, edhe të të gjithëve. Unë nuk dua t’ia di se kush e përmend emrin tim. Nuk është se më emocionon ndonjë gjë. Është çështje që është në diskutim në institucionet përkatëse. Ju doni të bashkoni pika që nuk ekzistojnë” – tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit