14.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Arben Ahmetaj: Më thanë do shkosh në të s’ëmës, por unë tani do flas!

    Ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga Zvicra ku qëndron në arrati pasi ka kërkuar azil politik.

    Intervista do të zhvillohet gazetarin Çim Peka ditën e hënë 29 korrik.

    Sakaq, televizioni i familjes Berisha ka publikuar një insert të intervistës së regjistruar, ku Ahmetaj thotë se e kanë kërcënuar nëse flet.

    “Më thanë do shkosh në të s’ëmës, do t’i lëmë fëmijët jetimë, do të fusim në burg gruan dhe ish-gruan nëse ti flet. Por unë tani do flas”, thotë Ahmetaj në insertin e publikuar nga televizioni i familjes Berisha.

    Po në këtë televizion, Arben Ahmetaj dha një intervistë dhe rreth 5 muaj më parë ku hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij.

    Ndërkohë, Ahmetaj u prononcua përmes një kamere të fshehtë edhe për emision “Report” të RAI, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka lidhje me krimin e organizuar.

    Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjen e pasurisë.

    Gjithashtu, ai është nën hetim edhe për dosjen “Buka”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit