17.5 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Arben Ahmetaj, nuk e di ku je, por kudo të jesh, mos u dorëzo!

    Nga Martin Leka

    Nuk e di ku je, por kudo të jesh, mos u dorëzo!

    E di pse?

    Do mundohem ti shpjegoj më poshtë disa arsye.

    Ka muaj që thashethemet e të gjitha megjliseve të kafeneve, studiove televizive me të njëjtët aktorë, zyrave të shtetit, parlamentit, mjediseve të opozitave, flitet që ti do të arrestohesh për aferën e inceneratorëve.

    Mos u dorëzo!

    Sepse në akuzat e SPAK për ty, nuk pashë asnjë akuzë për inceneratorët. Dhe imagjino, na është thënë se inceneratorët, që janë ca mrroklla që përpunojnë plehrat, janë afera më e madhe e korrupsionit shqiptar në histori!

    Mos u dorëzo!

    Sepse akuzat për shumat që akuzohesh ti, për vilat, për pastrimin e produkteve të veprave penale apo mosdeklarimin e pasurisë, janë kaq minore krahasuar me çfarë priste mileti. Eshtë pak a shumë si akuzat për gjenocid kunder Nexhmijes e bllokmenëve e që përfunduan në akuzat për kafenetë e konsumuara pa kriter.

    Hiç mos u dorëzo!

    Sepse përderisa si kudo në administratë, po sidomos në drejtësi, sekretin e hetimin e merr vesh më përpara Lala se policia, hiç mos u dorëzo!

    Mos u dorëzo!

    Sepse këndej po bën shumë vapë…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit