11.5 C
Tirana
E premte, 21 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Arben Derhemi i del në mbrojtje aktorit Robert Ndrenika: Pse jemi kaq gjakatarë që gjykojmë një artist të madh në mënyrë mesjetare

    Aktori Arben Derhemi ka reaguar në lidhje me komentet negative që i janë bërë Robert Ndrenikës, i cili i ka dalë në mbrojtje Erion Veliajt pas arrestimit.

    Ai ka reaguar në rrjetin e tij social “Facebook”, duke shprehur se si shqiptarët mund të kryqëzojnë një artist kaq të madh, pasi sipas tij ai ka dhënë vetëm gëzime dhe art.

    Gjithashtu, Derhemi thekson se Robert Ndrenika nuk ka asnjë interes monetar për t’i dal ënë krah kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa shpreh se ai ka folur sipas mendimit të vetë.

    Ndër të tjera, aktori thotë se Ndrenika, ka qenë dhe do të mbetet një ikonë unikale dhe e papërsëritshme, e artit shqiptar.

    Reagimi i plotë:

    Të mereshe me art, kulturë, shkencë apo dije, ishte sakrilegj në mesjetën e largët dhe në Kinën e Revolucionit Kulturor.

    Të jesh artist, këgëtar, shkrimtar, në Republikën e Portaleve Shqiptare është pothuajse e njëjta gjë. Nuk vlen të kesh gëzuar një popull të tërë, duke dhënë edhe pjesë të rëndësishme të shpirtit tënd të brishtë prej artisti. Të kesh dhënë pjesë të vlefshme të jetës tënde për të lumturuar një komb me shumë halle, e varfëri.

    Nuk vlenka të kesh mbajtur gjallë shpresën duke qenë pjesë e historisë së tij. E memories e cila për fat të keq, tretet dhe humbet kur futet në mes tifozlleku i shëmtuar politik dhe genetik, i mosmirënjohjes dhe i shumëzimit me zero i gjithshkaje, per motive politike.

    Si mundemi ne shqiptarët, të jemi kaq gjakatarë të skajshëm, që gjejmë forcën të kryqëzojmë në mënyrë mesjetare një artist kaq të madh, që ju dha kaq shumë gëzim në jetët tuaja. E pse?! Sepse mendon në mënyrën e tij. Aq më tepër, që tashmë, s’ka asnjë interes monetar dhe as nevojë politike për të mbeshtetur dikë…

    Hale me portale! Mjeranë me patentë gazetari! Gjobaxhinj pa dinjitet! Njerëz të vegjël shpirtngushtë dhe meskinë, që helmoni çdo ditë duke gatuar ushqim qensh, për të gjithe hienat pa shtyllë kurrizore që masturbohen duke lëçitur mënxyrat që nxirrni nga shpirti. Që i madhi Zot, përveç shëmtisë fizike, si për ironi, ju veshi edhe atë shpirtërore.

    Mjaft linçuat emra artistësh, këngëtarësh, shkrimtarësh, studiuesish, të cilët ju kanë ushqyer me art dhe kulturë gjatë gjithë jetës. Dhe s’kanë konsumuar asgjë të paligjshme apo të pisët, që të përmenden në portalet tuaja të neverishme dhe perverse, përveçse janë robtuar për t’ju afruar pak art, e për t’ju zbutur sado pak shpirtin tuaj të pashpresë dhe të helmuar tashmë.

    Pavarësisht opinioneve të tij personale, bindjeve apo mendimeve që ka, Robert Ndrenika, ka qenë dhe do të mbetet një ikonë unikale dhe e papërsëritshme, e artit shqiptar. Një vlerë e këtij kombi, me kontribut të jashtëzakonshën si pak të tjerë. Ndërsa për mjeranët ditëzinj, që dijnë vetëm të jargaviten me pëshrymën e ligësisë dhe vjellin kundër tij, kam vetëm neveri dhe mëshirë. Ju ruajtë i madhi Zot!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit