12.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Arben Malaj i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ahmetajt: Më ke telefonuar nga Zvicra, të kam thënë mos deformo faktet, më rregulloje veç axhendën!

    Arben Malaj, ish-ministri i Financave 1997-2005 ka reaguar për publikun lidhur me pretendimet e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në intervistën e tij të 4-rt në SyriTV me gazetarin Çim Peka për rolin që ka pasur në atë kohë, ku sipas Malajt ka pretenduar se ka qenë “kryereformatori” i Shqipërisë.

    “Vetëprezantimi, nuk përputhet me faktet dhe as me realitetin institucional të asaj kohe” shkruan Malaj, që thotë ndër të tjera se ka pasur komunikime me Ahmetajn.

    Ka qenë ky i fundit që e ka telefonuar nga Zvicra ish-shefin e vet dhe Malaj ngulmon se i ka thënë të mos deformojë faktet, dhe “të mos e rrisë artificialisht statusin dhe kontributin e tij në ato vite”.

    “Suksesi në përballjen e suksesshme me krizën e skemave piramidale në 1997 nuk ishte dhe nuk mund të ishte sukses individual i askujt.

    Ai ishte rezultat i një pune kolektive, i një ekipi thellësisht profesional dhe bashkëpunues të Ministrisë së Financave dhe i këshilltarëve që u përzgjodhën prej meje mbi baza strikte profesionale, në kushte jashtëzakonisht të vështira për vendin.

    Pa dyshim, shefi i kabinetit ku shërbeu Ahmetaj. Vetëm në periudhën e parë timen si Ministër i Financave Mars 1997-Tetor 1998, kishte një rol tërëndësishëm për funksionimin e përditshëm të ministrisë dhe për sukseset e ministrit, të cilat u shndërruan në suksese të vendit. Por ky rol ishte ndihmës dhe mbështetës, jo përcaktues, dhe aq më pak autorësor në reformat dhe vendimmarrjet kyçe të asaj periudhe.  Çdo përpjekje për ta paraqitur ndryshe këtë raport është shtrembërim i (jo)qëllimshëm i historisë institucionale.

    Nesër do të bëj të plotë qartësimin e kësaj mospërputhjeje, të cilën Ahmetaj e deformon në shumë raste, madje edhe pas këshillës sime të drejtpërdrejtë dhe të përsëritur.

    Kjo “mospërputhje” midis nesh nuk lidhet vetëm me këtë fakt dhe as nuk është thjesht çështje interpretimi personal” thotë Malaj duke ngulmuar në faktin se si shef kabineti Ahmetaj ka pasur detyrën e funksionimit të përditshëm të ministrit.

    E ndërkaq, duket se shefi I kabinetit të dikurshëm, ishte ai që ka ngulmuar të vraponte te Edi Rama për të shkarkuar Arben Malajn nga Këshilli Mbikqyrës I Bankës së Shqipërisë.

    “Ai vrapoi ti bënte qefin Edi Ramës dhe mori përsipër shkarkimin tim duke kryer edhe shkelje të rënda proceduriale dhe duke cënuar parime themelore institucionale. Ironikisht, gjatë po asaj seance,po ate ditë Ahmetaj u ‘gradua” ministër shteti. Ndjesë, por edhe unë, njësoj si Ahmetaj, flas për historinë ekonomike të Shqipërisë dhe jo për vetveten.  Heshtja përballë deformimit të fakteve nuk është as korrektësi dhe as përgjegjësi publike.

    Shumë ndjesë, por e ndjej detyrim etik dhe institucional të mbroj të vërtetën dhe vetëm të vërtetën e aktorëve dhe faktorëve të asaj pjese shumë kritike të tranzicionit, e manaxhuar  në mënyre të sukseshme nga ekipi i Ministrisë së Financave”, shkruan Arben Malaj në rrjetet sociale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit