8.5 C
Tirana
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Arbenita konfirmon lidhjen e re? Si reagoi Fero!

    Edhe pse nuk kane kaluar vecse disa muaj nga ndarja e bujshme e saj nga ish-partneri, Feronit Shabani, duket se Shën Valentini nuk e ka gjetur vetëm Arbenita Ismajlin.

    Modelja ka postuar në rrjretin e saj Instagram një buqet të madhe me lule pranë një dritareje me pamje madhështore nga Dubai, dhe rrjeti shpertheu nga aludimet se kesisoj, ajo ka konfirmuar romancen e re.

    Nuk ka nderkohe asnje reagim nga Fero. Ish-reperi i njohur e pati akuzuar kohe me pare se duke u takuar ajo me meshkuj te tjere, ai ndiente se vajza e tyre Nina po keqperdorej.

    “Ajo ka jetën e vet, mundet të bëjë çfarë të dojë. Vajza është pika ime e dobët, nëse ti vendos të bësh punët që do të bësh, mos e përfshi vajzën. Patjetër që unë jam i shqetësuar për të ardhmen e vajzës time“- u shpreh Fero.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit