7.5 C
Tirana
E martë, 10 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Arbër Çepani flet hapur për dashurinë: Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton!

    I ftuar këtë të shtunë në Toptani Podcast, moderuar nga gazetarja dhe autorja Ilda Lumani, ishte sipërmarrësi Arbër Çepani, i cili ndau disa reflektime për jetën personale, biznesin, marrëdhëniet dhe mënyrën se si i sheh sot lidhjet në çift.

    Gjatë bisedës, i pyetur nëse është i dashuruar, Arbëri nuk ngurroi të jepte një përgjigje diplomatike.  Ai theksoi se nuk e ka ndjerë kurrë veten plotësisht vetëm, pasi gjithmonë ka qenë i rrethuar nga dashuria e familjes dhe miqve.

    “Unë mendoj që asnjëherë nuk kam qenë vetëm në jetën time, sepse gjithmonë në një mënyrë apo tjetër jam i rrethuar nga dashuria e njerëzve të mi,” u shpreh ai.

    Sipas tij, marrëdhëniet romantike kërkojnë shumë kujdes, pasi personi që zgjedh të kesh në krah mund të ndikojë shumë në jetën tënde. Çepani vuri theksin se një partner mund të të ndihmojë të bëhesh një version më i mirë i vetes, por mund edhe të të çojë në një situatë të vështirë emocionale, ndonjëherë pa e kuptuar.

    Ai shtoi se përvoja të ndryshme në jetë qofshin të mira apo të vështira janë mësime të rëndësishme, me kusht që njeriu të arrijë të nxjerrë leksione prej tyre dhe të mos përsërisë të njëjtat gabime.

    “Në dashurinë standarte, aty fillojnë dhe i erren sytë njeriut, në këtë pikë duhet të jemi shumë të kujdesshëm me kë kemi marrëdhënie dhe dashuria sepse unë e them gjithmonë me të gjithë sektorët e tjerë, bashkësitë e tjera ti e ke më pak kollaj, ndërsa me atë që ti zgjedh të kesh në krah, ai të ka në dorë të të fusi në vorbullën që ti se kupton që je aty. Pra mund të jetë njeriu më i mirë në botë dhe ty të të bëjë shumë më të mirë nga çishe, por mund të jetë dhe e kundërta që të të fus në një gropë të zezë dhe me e keqja është që kur futesh në atë gropën e zezë dhe më e keqja është kur futesh në këtë gropën e zezë nuk e merr vesh që je në këtë gropën e zezë. Mund të ketë eksperienca të mira, të bukura, eksperienca që na rrisnin dhe eksperienca që na fusin në këtë gropën e zezë.” theksoi sipërmarrësi.

    Në fund, Çepani theksoi se me kalimin e viteve prioritetet ndryshojnë dhe ajo që kërkohet më shumë është qetësia shpirtërore në një marrëdhënie.

    “Sa më shumë rritesh, aq më shumë ajo që kërkon është një lloj qetësie shpirtërore. Nëse martesa me dikë është një bashkësi që të jep qetësi deri sa vdekja të të ndajë, atëherë mirë se të vijë. Por nëse martesa cënon pikërisht këtë qetësi, atëherë larg qoftë,” u shpreh ai.

    Intervista e plotë më poshtë:

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit