16.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Arbër Çepani flet për humbjen e Gert Bogdanit: Nuk të thashë dot të njëjtën gjë

    Arbër Çepani, kunati i Gert Bogdanit, ka bërë një dedikim për të në rrjetet sociale, ku ndër të tjera, ka treguar edhe një episod tronditës nga jeta e tij. Përmes një Instastory, sipërmarrësi u shpreh:

    “12 vite përpara, pas një skaneri që bëra, mjekët në Shqipëri më thanë: “I ke ditët e numëruara…”. Çdo gjë m’u përmbys, por ti ishe aty, te dera e spitalit dhë gjëja e parë që më the sapo më pe ishte: “Të të marrim një biletë për Maldive? Se ke thjesht nevojë të pushosh, të shëron dielli aty”.

    Më tej, shkroi:

    “Ishte i vetmi moment që qesha në ato orë të zeza…Sot nuk të thashë dot të njëjtën gjë te dera e spitalit unë ty, o Gert”.

    Më herët, Arbri u shpreh në Instagram: “Pse na e bëre, o Gert…Pse na e bëre?”.

    Gert Bogdani ndërroi jetë ditën e djeshme (18 shtator 2024) pas një arresti kardiak, duke shokuar mbarë vendin. Sipas miqve, ai ishte duke pirë kafe, kur ndjeu vështirësi në frymëmarrje. Shkoi në tualet për t’u qetësuar dhe miqtë, të shqetësuar për vonesën, shkuan për ta kërkuar dhe e gjetën pa ndjenja në dysheme. Gert Bogdani ishte 44 vjeç dhe la pas bashkëshorten, Edlirën dhe dy fëmijët e tyre.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit