24.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Arbëreshët letër Ramës: Mjaft me parada në Arbëri, po zhdukemi në gjuhë e kulturë shqiptare

    Lëvizja Federative e Minorancave Gjuhësore arbëreshe “Arbëria e Re”, që bashkon intelektualë, sipërmarrës, operatorë kulturorë e shkollash e administratorë rajonalë të komunitetit shqiptar në Itali i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit shqiptar Edi Rama për të shprehur shqetësimin e thellë të komunitetit arbëreshë nga vizitat e shpeshta të improvizuara të përfaqësuesve të delegacioneve të institucioneve shqiptare që janë reduktuar në parada e ekskursione me qëndrime pushimesh të këndshmë në agro turizme duke i lënë arbëreshët gjithmonë në hallin e problemeve serioze të tyre.

    “E vetmja gjë që na kanë lënë këto udhëtime janë tavolinat e gëzueshme, vlerësimet skenderbegiane të dhuruara bujarisht e në mëyrë skandaloze ndaj personave me moral të dyshimtë e asnjëherë nuk janë përcjellë tek pala italiane emergjencat arbëreshe apo janë ngritur tavolina teknike për t’i diskutuar”, thuhet në letër.

    Në letrën dërguar Këshillit të Ministrave të Republikës shqiptare, Lëvizja “Arbëria e Re” shpreh se këto parada të vazhdueshme të përfaqësuesve të institucioneve shqiptare që periodikisht përshkojnë për së gjati e për së gjeri Arbërinë, “nuk kanë asnjë preokupim për të dëgjuar nevojat reale të komunitetit tonë e as më shumë për t’u përfshirë seriozisht e i përcjellë këto shqetësime në palën italiane e dështimet e saj të rënda”.

    Lëvizja Federative e Minorancave Gjuhësore “Arbëria e Re”, nënvizon se situata në të cilën ndodhet komuniteti kalabro-shqiptar, edhe pse i mbrojtur formalisht me ligjin 482/1999, është shumë e rëndë nga pikëpamja demigrafike, kulturore e gjuhësore.

    Edhe pse më shumë se 20 vite nga miratimi i këtij ligji nga Parlamenti italian, ky komunitet rrezikon zhdukjen e tij, pasi nuk ka asnjë mbrojtje reale në nivel kombëtar e rajonal,  ndryshe nga c’ndodh me minorancat “politike”, kufitare, super mbrojtura sic i ka përcaktuar senatori Felice Besostri.

    Kjo lëvizje kërkon një ndërhyrje rrënjësore e urgjente për përballimin e këtyre emergjencave reale, social – ekonoimike, kulturore-gjuhësore, e siç nuk ka ndodhur deri më sot, të hartohen protokolle bashkëpunimi kulturore e shkencore mes dy vendeve, si një prioritet i Shqipërisë për të mbrojtur minorancat e saj gjuhësore.

    Lëvizja “Arbëria e Re”, thekson se ndryshe ka qënë qasja e Republikës së Kosovës e cila ka shprehur në nivele të larta ndërqeveritare dhe drejtpërdrejtë Ministrit të Jashtëm italian Luigi De Maio, vëmendjen ndaj problemeve të tyre.

    Me rezultate të kënqshme e të frutshme ka qenë puna e Republikës së Sllovenisë, minorancat e të cilave në Itali janë shumë të të pakta se ato arbëreshe, por që rregullisht mbrohen me masa të jashtëzonshme e efikase nga shteti italian me fonde për të mësuar gjuhën sllovene, shërbim publik i radio televizionit, me përfaqësi parlamentare të garantuar e me iniciativa specifike legjislative.

    “Për të mos vazhduar të vuajmë këtë pabarazi trajtimi mes minorancave, Lëvizja “Arbëria e Re” i kërkon me urgjencë qeverisë shqiptare  të diskutojë këto probleme e aspekte të tjera, vendimtare për mbijetesën e gjuhës arbëreshe e kulturës shqiptare, historikisht e pranishme në Itali.

    “Arbëria e Re” e cila është një lëvizje politike që bashkon të gjithë përbërësit rajonalë të minorancave arbëreshe, synon të ndjek objektivat e saj jetikë për të mirën e komunitetit italo-shqiptar, i cili sot vuan nga një gjëndje braktisje e margjinalizimi ekonomiko-social për shkak të përgjegjesive subjektive, duke ndjekur një program pune që parashikon një sërë iniciativash, politiko-kulturore për të realizuar në periudhë afatë gjatë e të mesëm, një proces të ri, rigjallërimi të komunitetit tonë, një Rilindje të re e cila largon bastisjen nga aventurierët e ndërmjetësit abuzivë e aventurierë e jep forcë për kthimin e dinjitetit të komunitetit tonë e mbi të gjitha pjesës më të re të saj me vështrim nga e ardhmja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit